Besimtarë ortodoksë nga i gjithë vendi, por edhe pushues nga qytete te ndryshme janë mbledhur në Manastirin e Zvërnecit për të festuar një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, Fjetjen e Shën Mërisë.
Manastiri me te njejtin emer, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në jug të vendit, është kthyer edhe këtë vit në një vend pelegrinazhi.
Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe, shëndet e mbarësi. At Jani Tereziu shpjegon rendesine e kesaj dite te vecante qe ndryshe njihet dhe si “Pashka e Vogël” ose “Pashka e Verës”.
Fjetja e Shën Mërisë cdo 15 gusht mbledh bashke ne manastirin e zvernecit besimtar te krishter dhe jo vetem ne nje atmosphere lutje e besimi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

