“Plot 5 netë festë, në edicionin e 20-të të Festës së Birrës në qytetin e Korçës ku të pranishëm kanë qenë qindra dhe mijëra qytetarë vendas dhe të huaj që janë bërë bashkë në eventin më të madh të juglindjes”. Festa bashkon muzikën, birrën dhe atmosferën karakteristike të qytetit, duke u kthyer ndër vite në një traditë dhe simbol të Korçës që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë. LEXO edhe...Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë, pranga 21-vjeçarit "Jam nga Struga, atmosfera është shumë e bukur”, tha një vogëlush. “Jam nga Tirana, viti i parë që vij. Është shumë bukur”, u shpreh një tjetër. Në natën e tretë, skena solli disa prej emrave të njohur të muzikës shqiptare. Devis Xherahu, Aurela Gaçe dhe Ledri Vula performuan përpara publikut, duke ndezur atmosferën deri në orët e vona. Pjesë e festës janë edhe kompani të ndryshme të birrës, të cilat janë prezantuar me stendat e tyre në hapësirën ku zhvillohet eventi. “Organizimi është perfekt”, tha një qytetar nga Tirana. Kam ardhur nga Lushnja vetëm për këtë festë”, tha qytetari. Kulmi i Festës së Birrës pritet këtë fundjavë, kur në skenë do të ngjiten të tjerë artistë të njohur. Me përfundimin e pesë netëve të festës do të mbyllet edhe edicioni jubilar i 20-vjetorit, i cili edhe këtë vit ka sjellë në Korçë mijëra vizitorë dhe atmosferën festive që tashmë është bërë pjesë e identitetit turistik të qytetit. Xh.K/E.H/ReportTv.al festa e birres Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 70.9% Shoqëria 15.8% Social media 13.3% Vota total: 196 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
