Lajme Zone
Ferruccio de Bortoli: Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale
TeknologjiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ferruccio de Bortoli: Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale

Demokracia digjitale duhet mbrojtur edhe nga rreziku që interneti të kthehet në një kënetë, ku vandalët apo ndërhyrjet e shteteve autoritare mund të nxisin fare lehtë njerëzit më të prirur drejt dhunës, madje duke i glorifikuar ata.

Lehtësia e jashtëzakonshme me të cilën mund të organizohen në internet protesta të dhunshme, si ato që kanë shkaktuar shkatërrime në disa qytete, veçanërisht në Milano, rikthen në vëmendje çështjen e kontrollit dhe të “moderimit” të rrjeteve sociale. Po zbulohet, ose më saktë po konfirmohet, se kufiri që ndan të ligjshmen nga e paligjshmja, të vërtetën nga e pavërteta, por mbi të gjitha ushtrimin e së drejtës së shprehjes apo informimit nga kufijtë e domosdoshëm të kësaj të drejte, po bëhet gjithnjë e më i brishtë dhe më i vështirë për t’u dalluar. Siç vëren edhe një ekspert i njohur i fushës, Domenico Giordano, analist i politikës digjitale, vendimi për t’ua lënë algoritmeve detyrën e “moderimit”, në vend që kjo të bëhet nga njerëzit, të cilët gjithsesi nuk janë gjithmonë të paanshëm, favorizon përhapjen e pakontrolluar dhe joshëse të dhunës. Kjo ndodh sepse algoritmet i përforcojnë përmbajtjet që krijojnë përçarje. LEXO EDHE:Beppe Severgnini: Por tani Milano duhet të reagojë Anonimati, që dikur shërbente si strehë për lirinë e shprehjes në regjimet shtypëse, sot shfrytëzohet nga fuqitë autoritare për të mbushur hapësirat e debatit publik në shoqëritë demokratike me përmbajtje helmuese. Këto përmbajtje më pas përhapen vetë, të ushqyera nga kureshtja e publikut, ndonjëherë edhe nga një kureshtje e sëmurë. Në një shoqëri demokratike nuk mund të pranohet më që të mos jetë e mundur të identifikohet lehtë dhe drejtpërdrejt përgjegjësia e atij që krijon një hashtag për të mbledhur turma të rinjsh të gatshëm të shkatërrojnë gjithçka. Përndryshe, është njësoj si t’u japësh leje njerëzve të maskuar të enden nëpër qytet dhe të sulmojnë kalimtarët pa u ndëshkuar. Ndoshta as nuk do të duhej të intervistoheshin me maska në fytyrë, siç ka ndodhur disa herë gjatë këtyre ditëve. Në këtë mënyrë, atyre u jepet mundësia të vazhdojnë, madje duke u mburrur, projektin e tyre për të “shkatërruar gjithçka sepse ndihen të përjashtuar”, pa qenë e qartë se nga çfarë ndihen të përjashtuar. Demokracia digjitale duhet mbrojtur edhe nga rreziku që interneti të kthehet në një kënetë, ku vandalët apo ndërhyrjet e shteteve autoritare mund të nxisin me lehtësi njerëzit më të prirur drejt dhunës, madje duke i ngritur ata në piedestal./CorrieredellaSera U.D/Shqiptarja.com TAG: proteste milano itali Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.8% Disi 3.3% Vota total: 8648 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?