Lajme Zone
Ferma e kanabisit në Drenovicë të Beratit/ U ekstradua nga Britania një ditë më parë, GJKKO lë në qeli Xhuljano Hoxhën
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ferma e kanabisit në Drenovicë të Beratit/ U ekstradua nga Britania një ditë më parë, GJKKO lë në qeli Xhuljano Hoxhën

Gjykata e Posaçme vendosi lënien në fuqi të arrestit me burg ndaj 31-vjeçarit të ekstraduar ditën e djeshme nga Britania Xhuljano Hoxha, nën akuzë si pjesë e grupit kriminal që kultivoi 870 kg kanabis në Drenovicë të Beratit, operacion që u krye që në nëntor të 2022. Para gjyqtarit Bib Ndreca dhe prokurores Elida Kaçkini, Hoxha nuk ka folur në gjykatë, teksa u mbrojt nga avokati i caktuar nga shte

Gjykata e Posaçme vendosi lënien në fuqi të arrestit me burg ndaj 31-vjeçarit të ekstraduar ditën e djeshme nga Britania Xhuljano Hoxha, nën akuzë si pjesë e grupit kriminal që kultivoi 870 kg kanabis në Drenovicë të Beratit, operacion që u krye që në nëntor të 2022. Para gjyqtarit Bib Ndreca dhe prokurores Elida Kaçkini, Hoxha nuk ka folur në gjykatë, teksa u mbrojt nga avokati i caktuar nga shteti Arben Peçi i cili kërkoi një masë më të butë sigurie. LEXO edhe...Qiratë ditore, Vlora dhe Durrësi ‘në garë’ me Tiranën për fitimet Hoxha u prangos në Angli në tetor të vitit të shkuar, ndërsa arresti me burg u caktua prillin e kaluar nga GJKKO. Gjatë operacionit të vitit 2022, në Berat u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra që ishin punësuar për të pastruar hashashin. Sera ishte në pronësi të Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. 11 persona u vunë në pranga, ndërsa nën hetim u vunë edhe 57 efektivë të policisë së Beratit, mes tyre edhe drejtues të lartë. 7 punonjës u përjashtuan përjetësisht nga radhët e bluve. Prokuroria e Beratit shpalli moskompetencë dhe ia kaloi dosjen SPAK-ut, duke thënë se aktiviteti drejtohej nga 2 grupe kriminale. GJKKO ka dënuar para disa muajsh me 111 vite e 8 muaj burg 17 persona ku më i larti ishte për 2 drejtuesit e grupit kriminal, Sadetin Hasajn dhe Blerim Xhekën, të cilët janë dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burgim. ------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al Drenovicë kanabis Tirane GJKKO Xhuljano Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 25% Social media 16.5% Vota total: 2023 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?