Lajme Zone
Fëmijët e Kopshtit nr. 10 në Vlorë u helmuan nga uji i ndotur me fekale
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Fëmijët e Kopshtit nr. 10 në Vlorë u helmuan nga uji i ndotur me fekale

Alarm për ndotjen e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e Kopshtit nr. 10 kanë evidentuar prani të ndotjes fekale. Fillimisht, mostrat e marra në këtë institucion kishin rezultuar pozitive për praninë e amoniakut dhe mungesën e klorit, ndërsa analizat e fundit kanë evidentuar edhe ndotje fekale, duke ngritur shqetësime për sigurinë e ujit të konsumuar nga fëmijët.

Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Vlorës raportohet për shtim të pacientëve me simptoma diarreje, mes tyre fëmijë dhe të rritur. Dyshohet se problematikat shëndetësore mund të kenë lidhje me konsumimin e ujit të ndotur në kopsht, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për një lidhje të drejtpërdrejtë mes rasteve të paraqitura në spital dhe rezultateve të analizave. Kujtojmë se një ditë më parë, shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë shfaqën probleme shëndetësore, me dhimbje barku dhe të vjella, duke u paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal. Shqetësimi u shtua pas rezultateve të analizave të ujit në depozitën e kopshtit, ku u evidentua prani e ndotjes fekale, duke ngritur dyshimet për një lidhje të mundshme mes gjendjes së fëmijëve dhe ujit të konsumuar. NJVKSH Vlorë po monitoron situatën dhe po kryen analiza të ujit në rrjetin e ujësjellësit çdo dy orë. Ndërsa mostrat e mëparshme nga rrjeti janë raportuar të pastra, rezultatet nga depozita e kopshtit kanë ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e ujit. Qytetarët presin reagimin e institucioneve përgjegjëse dhe sqarimin nëse uji i furnizuar në qytet është i sigurt për konsum, si dhe masat që do të merren për të shmangur rrezikun për shëndetin publik.