Lajme Zone
Fëmijët dyshohet se u helmuan në kopësht, Spitali Vlorë: Vijon hetimi epidemiologjik
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Fëmijët dyshohet se u helmuan në kopësht, Spitali Vlorë: Vijon hetimi epidemiologjik

Pesë fëmijë janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Vlorës me simptoma të gastroenteritit, duke ngritur dyshimet për një rast të mundshëm helmimi në një kopsht. Sipas njoftimit të spitalit, katër rastet e para janë regjistruar gjatë ditës së djeshme, ndërsa një rast tjetër është paraqitur ditën e sotme.

Pas evidentimit të rasteve, është njoftuar menjëherë Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Vlorë. Specialistët e kësaj strukture kanë mbërritur në spital, ku kanë marrë mostrat e nevojshme për kryerjen e analizave laboratorike.

Deri më tani nuk është përcaktuar shkaku që ka sjellë shfaqjen e simptomave tek fëmijët. Autoritetet shëndetësore po vijojnë hetimin epidemiologjik dhe analizimin e mostrave për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një helmim të mundshëm dhe për të identifikuar burimin e tij. Spitali Rajonal i Vlorës, në bashkëpunim me strukturat e shëndetit publik, po monitoron situatën dhe po ndjek procedurat për vlerësimin dhe menaxhimin e rasteve. Ndërkohë, pritet që rezultatet e analizave laboratorike të japin më shumë informacion mbi shkakun e dyshuar të problemeve shëndetësore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet helmimspitali i vlores