Lajme Zone
Fëmijë të vegjël dhe të sëmurë/ Arrestimi i 34-vjeçares pas akuzave të vjehrrit, gazetarja Anila Hoxha rrëfen kalvarin e vuajtjeve: U lut, më lini fëmijët në burg
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fëmijë të vegjël dhe të sëmurë/ Arrestimi i 34-vjeçares pas akuzave të vjehrrit, gazetarja Anila Hoxha rrëfen kalvarin e vuajtjeve: U lut, më lini fëmijët në burg

Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të një nëne 34-vjeçare me tre vogëlushë, e cila u arrestua sapo mbërriti në Shqipëri.

Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të një nëne 34-vjeçare me tre vogëlushë, e cila u arrestua sapo mbërriti në Shqipëri. Dorina Sejdini dhe fëmija i saj 7-muajsh do të qëndrojnë në burgun e Pojskës derisa të enjten, në orën 10:45, të shqyrtohet kërkesa e saj, por edhe e prokurores, për të përfituar nga amnistia.

Dërgimi i gruas në burg së bashku me fëmijën e vogël ka sjellë reagimin e Presidentit të Republikës, që deklaroi për TCH se po e ndjek çështjen me vëmendje të veçantë. Ndërkohë që, pas denoncimit të Top Channel për burgosjen e gruas me fëmijën e vogël, Avokati i Popullit, i cili ka inspektuar ambientet e Pojskës.

Nëna e tre të miturve u prangos menjëherë pasi mbërriti në tokën shqiptare, sepse rezultoi se ishte e kërkuar dhe duhet t’i shlyente drejtësisë një dënim prej 2 muajsh burg për akuzën e dhunimit të vjehrrit të saj.

Pas konflikteve dhe denoncimit të depozituar kundër saj më 14 korrik 2023, 34-vjeçarja ishte larguar drejt Gjermanisë me bashkëshortin, ndërsa në Shqipëri u gjykua për dhunë në familje, vendim që rezulton se mori formë të prerë pas amnistisë. Siç bëjnë me dije burimet e TCH, sapo mbërriti në pikën kufitare me fëmijët 4 dhe 2 vjeç, ndërsa më i vogli 7 muajsh, i është komunikuar ekzekutimi i vendimit, pra arrestimi.

Për disa orë rezulton që autoritetet janë përpjekur ta zgjidhnin situatën, por dërgimi i saj në burg ka qenë i pashmangshëm. Rezulton se gruaja ishte përfituese e dy amnistive, edhe të këtij viti, edhe të vitit të kaluar, por me hyrjen në fuqi të formës së prerë të dënimit, ajo nuk kishte aplikuar me kërkesën për rivendosje në afat, që do të sillte shuarjen e dënimit prej 2 muajsh burg.

“Një 34 vjecare ka qenë gjatë gjithë ditës së sotme një ushtrim I vështirë për autoritetet. Jo sepse ajo ishte e kërkuar dhe u arrestua sapo mbërriti në aeroport. Jo sepse ishte e rrezikshme. Por për shkak të fëmijve , njëri 4 vjec i sëmurë, tjetri 2 vjec dhe më I vogli afro 7 muajsh. Në kthim e sipër nga Gjermania ku kishte lindur dy më të vegjëlit, gruaja duhej arrestuar; sepse duhet të shlyente 2 muaj burg të shpallura në mungesë ndaj saj. Akuza – dhunë në familje ndaj vjehrrit

Problemi për policinë, më pas për prokuroren që lëshoi urdhërin e egzekutimit e më pas për burgjet ishte, ku do venin fëmijët e saj? Nëna kërkonte me insistim që fëmijët të qëndronin me të, sepse sipas saj nuk kishte ku ti linte. Së paku fëmijën më të vogël, ma lini – u lut ajo. Por edhe 2 vjecarin dua ta kem pranë u përgjërua. Po edhe të tretin se është sëmurë. Prokurorja mat, vendimi duhej egzekutuar , gruaja duhet të shlyejë 2 muajt e burgut

Kuptohet , policia zbaton nuk diskuton dot. Gjykata nga ana tjetër ka folur me kohë. Deri sa mbërriti babai, dhe gjyshi – edhe ai donte që gjendja të zgjidhej

Po si te vepronin autoritetet se ligji do bindje, gruaja duhet të mbyllej në burg

Askush nuk e diskutoi që dënimi prej 2 muaj burg , përfshihet në ligjin e amnistisë. Por u vlerësua se i është shmangur dënimit. Ndaj burg

Zgjidhja; gruaja përfi në Pojskë Policët u ligështuan dhe qanë pak bashkë me të rruges Tirane – Pogradec. Te voglin ja lane ne gji , fëmija tjeter 2 vjec pritet ti dorëzohet neser ne burg. Vjehrri natyrisht e ka falur

Edhe shteti me gjase e ka falur me amnistinë, por ajo sonte është në burg , në pritje ti bashkohet nesër edhe fëmija tjeter

Ja pra ligjet funksionojnë….”, sqaron Anila Hoxha.

Pas këtij sqarimi, Avokati i Popullit ka dërguar një ekip në burgun e grave, për të shqyrtuar situatën. Top Channel