Rritet vlera e demit te bizneset për shkak të protestës së dhunshme.
Administrata Tatimore ka përditësuar të dhënat ku theksohet se Dëmet e deklaruara nga bizneset e prekura gjatë protestave kanë arritur në 3.37 milionë euro.
Bilanci paraprak evidenton pasojat e dhunës në aktivitetin e bizneseve ndërsa në platformën “Demi im” janë dorëzuar 110 aplikime.Dëmet e raportuara përfshijnë humbje materiale dhe dëmtime të pronës. Kjo është shifra e dëmeve të publikuara deri më tani, ndërsa numri i subjekteve të prekura mund të ndryshojë në varësi të verifikimeve dhe raportimeve të mëtejshme.
Dëmet më të mëdha janë regjistruar te bizneset në qendër të kryeqytetit.
Administrata Tatimore po vijon mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave nga bizneset e dëmtuara.
Pasojat ekonomike të protestës rikthejnë në vëmendje ndikimin që aktet e dhunshme kanë mbi bizneset, aktivitetin tregtar dhe pronën private.
Bilanci pritet të rritet edhe më tej në ditët në vijim pasi përveç dëmtimeve fizike të ambienteve një sërë biznesesh kanë ndërprer apo kufizuar aktivitetin për ditë të tëra . Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

