Ndërsa shumë çifte të rinj hezitojnë të sjellin në jetë një fëmijë, për Fatmirën dhe Ervini ardhja e një fëmije tjetër është një tjetër gëzim. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ardhur në jetë Zeid, duke u bërë anëtari më i ri i një familjeje tashmë të madhe. Çifti ka edhe 10 fëmijë të tjerë, tetë vajza dhe dy djem.
Fatmira tregon se të gjitha lindjet e saj kanë ndodhur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku thotë se ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Për të, rritja e një familjeje të madhe nuk është barrë, por një burim i vazhdueshëm lumturie dhe bekimi.
“Jam e lumtur dhe e kënaqur që kam një familje të madhe. Të gjithë më pyesin si është jeta me shumë fëmijë. Unë jam e lumtur sepse e kam shtëpinë plot”, është shprehur nëna e 11 fëmijëve.

