Lajme Zone
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Kavajë.

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Kavajë. Sipas Policisë së Shtetit, i riu i arrestuar në Kavajë ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, për të cilën parashikohet dënim maksimal deri në 24 vjet burg. Nga hetimet rezulton se 26-vjeçari, S. B., dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe italianë, e cila merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa zona të Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.