Një familje shqiptare në Gjermani po tërheq vëmendjen e mediave gjermane, pasi tri gjenerata të saj janë angazhuar së bashku në rinovimin e urës Mülheimer Brücke në qytetin e Këlnit.Bëhet fjalë për familjen Kupa, ku gjyshi Nazmi, 79 vjeç, djali i tij Kabil, 50 vjeç, dhe nipi Zejadin, 21 vjeç, punojnë në të njëjtin projekt ndërtimi. Sipas Tagesschau, Nazmi dhe Kabil punojnë si marangozë ndërtimi, ndërsa Zejadini është i specializuar në ndërtimin e strukturave prej betoni të armuar. Krahas punës, ai studion edhe këtë fushë.Historia e familjes në Gjermani nisi në vitin 1968, kur Nazmi Kupa mbërriti nga Shqipëria me vizë pune, pa përvojë të specializuar profesionale. Me kalimin e viteve, ai fitoi përvojë në ndërtimtari, duke vlerësuar edhe ndihmën që mori nga kolegët gjermanë në fillimet e tij.Sot, familja Kupa nuk ndan vetëm profesionin, por edhe jetën familjare. Të tre brezat jetojnë me familjet e tyre nën të njëjtën çati, ndërsa puna në kantier mbetet e ndarë nga marrëdhëniet familjare, transmeton Telegrafi.Pavarësisht moshës, Nazmi nuk mendon të tërhiqet nga puna. Ai thotë se do të vazhdojë të punojë për aq kohë sa do t’ia mundësojnë këmbët.Historia e familjes Kupa është prezantuar nga WDR dhe Tagesschau, duke sjellë në vëmendje një shembull të bashkëpunimit mes tri gjeneratave në një projekt të rëndësishëm infrastrukturore në Gjermani./Telegrafi/

