Lajme Zone
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e 74-vjeçares së humbur në Maqellarë
Të tjeraJOQ Albania

Familja kërkon ndihmë për gjetjen e 74-vjeçares së humbur në Maqellarë

Familja e Zemrie Dani, 74 vjeçe, kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj, pasi rezulton e humbur që prej pasdites së djeshme.

Familja e Zemrie Dani, 74 vjeçe, kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj, pasi rezulton e humbur që prej pasdites së djeshme.

Sipas familjarëve, ajo është larguar nga banesa e saj në fshatin Përtgoc, njësia administrative Maqellarë, rreth orës 15:00. E moshuara vuan nga skleroza dhe dyshohet se mund të jetë drejtuar në zonën pranë lumit Drin.

Në momentin e largimit, Zemrie Dani ishte e veshur me rroba blu, ka fizik të dobët dhe familjarët shprehen se e kanë kërkuar gjatë gjithë natës, por ende pa rezultat.

Rasti është denoncuar në Policinë e Shtetit, ndërsa familja apelon edhe për ndihmën e qytetarëve. Ata bëjnë thirrje që kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion për vendndodhjen e saj të kontaktojë në numrin 069 215 5993. Sipas familjarëve, për shkak të terrenit të vështirë në zonë, do të ishte e vlefshme edhe ndihma e personave që disponojnë dron për kërkime.