Lajme Zone
Familja e Liridona Ademajt kërkon burgim të përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën: Presim drejtësi në Apel
TeknologjiJOQ Albania

Familja e Liridona Ademajt kërkon burgim të përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën: Presim drejtësi në Apel

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka deklaruar se familja pret që Gjykata e Apelit të lërë në fuqi dënimet me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e saj. Familjarët shpresojnë që edhe për Kushtrim Kokallën të jepet i njëjti dënim, duke kërkuar që vendimi i gjykatës të përmbushë pritshmëritë e tyre për drejtësi. “Ne presim që vendim

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka deklaruar se familja pret që Gjykata e Apelit të lërë në fuqi dënimet me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e saj. Familjarët shpresojnë që edhe për Kushtrim Kokallën të jepet i njëjti dënim, duke kërkuar që vendimi i gjykatës të përmbushë pritshmëritë e tyre për drejtësi.

“Ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin dhe Granitin, me burgim të përjetshëm, dhe presim që edhe për Kushtrimin të jepet vendimi me burgim të përjetshëm”, deklaroi Leonard Ademaj. Ai theksoi se familja vijon të kërkojë dënimin maksimal për personat e akuzuar për përfshirjen në vrasjen e Liridonës, ndërsa tashmë vëmendja është përqendruar te vendimi që do të marrë Gjykata e Apelit.

Në deklaratën e tij, Ademaj shprehu gjithashtu shpresën që drejtësia të kontribuojë në luftën kundër vrasjes së grave për shkak të gjinisë. “Shpresojmë që lufta ndaj femicidit të përfjë njëherë e përgjithmonë”, u shpreh ai. Familja e Liridona Ademajt vijon të kërkojë drejtësi për humbjen e saj, ndërsa pret vendimin e radhës nga sistemi gjyqësor.