Lajme Zone
“Falimentim i plotë i shtetit” / Blendi Fevziu reagon për kanosjen e biznesmenit në Orikum: Kur institucionet nuk funksionojnë, mosmarrëveshjet zgjidhen me dhunë
EkonomiBalkanWeb

“Falimentim i plotë i shtetit” / Blendi Fevziu reagon për kanosjen e biznesmenit në Orikum: Kur institucionet nuk funksionojnë, mosmarrëveshjet zgjidhen me dhunë

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ashpër lidhur me kanosjen e një biznesmeni në një hotel në Orikum ditën e sotme, duke e cilësuar ngjarjen si një tregues të qartë të falimentimit të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ashpër lidhur me kanosjen e një biznesmeni në një hotel në Orikum ditën e sotme, duke e cilësuar ngjarjen si një tregues të qartë të falimentimit të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Përmes një video-denoncimi ku publikoi pamje nga konflikti, Fevziu nënvizoi se paaftësia e strukturave të shtetit për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare po i shtyn sipërmarrësit drejt vetëgjykimit dhe përplasjeve fizike. Sipas tij, bëhet fjalë për konflikte financiare që kapin shifra miliona eurosh, të cilat nuk po marrin zgjidhje në rrugë ligjore. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) “Sherri dhe përplasja fizike është e vetmja mënyrë për të zgjidhur një mosmarrëveshje mes dy biznesmenëve. Dy biznesmenë shumë të njohur në Shqipëri konfliktohen gati fizikisht për të zgjidhur një mosmarrëveshje që nuk e zgjidhin dot me asnjë nga strukturat shtetërore. Ky është falimentimi i plotë i shtetit. Nuk e zgjidhin dot me gjykatat, nuk e zgjidhin dot me institucionet, nuk e zgjidhin dot me ndërmjetësim apo me arbitrazh,” deklaroi Fevziu. Më tej, gazetari ngriti shqetësimin se reagimi i organeve ligjzbatuese dhe ndjekja policore vijnë vetëm pasi situata degjeneron në dhunë publike. Në përmbyllje të reagimit të tij, Fevziu theksoi se kur shteti dështon në garantimin e ligjit dhe të institucioneve, pasojat e këtij falimentimi bien mbi të gjithë shoqërinë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb