Lajme Zone
Evis Sala po përgatitet t’i japë me koncesion QSUT shefit Klodian Allajbeu
EkonomiJOQ Albania

Evis Sala po përgatitet t’i japë me koncesion QSUT shefit Klodian Allajbeu

Nëse ende nuk e keni marrë vesh, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala i ka hapur një llogari në GoFundMe oligarkut të shëndetësisë Klodian Allajbeut duke i bërë thirrje popullit të dhurojë që t'i shtojnë miliardat...

Nëse ende nuk e keni marrë vesh, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala i ka hapur një llogari në GoFundMe oligarkut të shëndetësisë Klodian Allajbeut duke i bërë thirrje popullit të dhurojë që t'i shtojnë miliardat...

Ditën e djeshme gazetari Osman Stafa bëri publike një listë të gjatë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me pajisjet që i mungojnë, duke u bërë thirrje donatorëve të kontribuojnë për plotësimin e nevojave të spitalit më të madh në vend.

Në listë përfshiheshin respiratorë, defibrilatorë, monitorë pacienti, si edhe dhjetëra pajisje të tjera që konsiderohen bazike për trajtimin e pacientëve, vlera e të cilave shkonte 3.4 MILIONË €. Por përpos aparaturave mjekësore, QSUT kërkonte edhe pajisje për administratën, mes tyre 281 kompjuterë, 210 printerë dhe tre fotokopje multifunksionale.

Publikimi i kësaj liste ka ngritur pikëpyetje mbi gjendjen reale të sistemit shëndetësor dhe aftësinë e institucioneve për të siguruar kushtet minimale të punës për personelin mjekësor. Sipas institucionit, lista është hartuar mbi kërkesat e shërbimeve spitalore dhe synon vetëm evidentimin transparent të nevojave, pa krijuar të drejta apo përparësi për përfitimin e donacioneve, megjithëse Buxheti i Shtetit për Shëndetësinë për vitin 2026 është miratuar në vlerën 825 MILIARD LEKË.

Por ironia është se vetëm pak ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se buxheti i vitit 2026 për këtë sektor është rritur me 8.9 miliardë lekë krahasuar me planifikimin fillestar, ndërkohë në një "GOFUNDME" publike u lyp qytetarëve objekte mjekësore bazike, ndërkohë që miliarda € tendera hidhen çdo ditë nga taksat e tyre në xhepat e oligarkëve të Shëndetësisë.

Shpërdorimet dhe pazaret në tenderat e këtij sektori të denoncuara çdo ditë në JOQ, arrijnë shifra të frikshme ndërkohë që absurditeti më i madh u servir nga vetë Evis Sala, sekretarja e ministrit të Shëndetësisë Klodian Allajbeu.

Kjo çmenduri ka vetëm një motiv të zbuluar kohë më parë nga JOQ Albania. Sekretarja e Allajbeut de jure në atë pozicion po përgatit terrenin që t'i jap me koncesion shefit spitalin më të madh në vend, QSUT. Kjo bëhet vetëm duke nxjerrë inkopetencë që Buxheti i Shtetit nuk i mbulon shpenzimet që nevojiten dhe do duhet nje donator i jashtëm që ta binjakëzojë me spitalin e tij privat.

Në shkrimet e mëparshme të JOQ është cilësuar qartë se Spitali Amerikan i financuar nga izraelitët do marrë drejtimin e sistemit shëndetësor në vend duke e kthyer në Monopol të Allajbeut, duke përqendruar në duart e këtij të fundit fondet shtetërore.

Ky i fundit hyn e del në ministri si në shtëpi të vet, informacion i ditur nga të gjithë punonjësit e thjeshtë që i frikësohen kësaj afere që kërkon hetim të menjëhershëm dhe burgosjen e lidhjeve titullar puppet-oligark!