NYON - Mesditën e sotme u hodh shorti për fazën 'play-off' të Europa League. Në short morën pjesë 24 skuadra, mes të cilave edhe Egnatia kampione e Shqipërisë. Egnatia merr pjesë në turin e tretë kualifikues të Europa League dhe nëse kalon rivalët e Shamrock Rovers, sot ka mësuar se në play-off-in e Europa League do të përballet me norvegjezët e Lillestrom. Këtë të fundit janë një rival i fortë pasi janë fituesit në fuqi të Kupës së Norvegjisë. Nëse Egnatia humbet kundër Shamrock, ata sërish do të vijojnë garën në Evropë, por këtë herë në play-off-in e Conference League. LEXO EDHE:Champions League/ Hidhet shorti i 'play-off-it', mësohet rruga që do të përcaktojë 7 emrat e fundit të fazës së ligës Në shortin e sotëm morën pjesë 24 skuadra, teksa do jenë 12 klube që do marrin të drejtën për në fazën e ligës së Europa League për sezonin 2026-27. Ndeshjet e para do të luhen më 20 gusht, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 27 gusht. Rezultatet e shortit: Grupi 1 play-off Trabzonspor vs Ferencvaros/Gornik Zabrze KuPS Kuopio/U. Craiova vs Ararat Armenia/Celje Sint-Truidense vs L. Red Imps/Omonia H. Beer-Sheva/Crvena Zvezda vs Viktoria Plzen Grupi 2 play-off Shamrock Rovers/EGNATIA vs Lillestrom (Norvegji) Jagiellonia/Rangers vs Larne/Iberia Tbilisi Mjällby/S.Bratislava vs Pafos/Salzburg Levski Sofia/Kairat Almaty vs PAOK/Anderlecht Grupi 3 play-off Lech Poznan/Klaksvík vs Thun/Víkingur R. Hradec Králové/Besiktas vs GNK Dinamo/Kauno Zalgiris Benfica/Hearts vs Aarhus/Sabah OFI Crete vs M. Tel-Aviv/CSKA Sofia S.Dh/Shqiptarja.com TAG: europa league egnatia Shamrock Rovers Lillestrom uefa nyon Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4075 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

