Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka shprehur mbështetjen për të rinjtë shqiptarë që prej muajsh protestojnë kundër qeverisë, duke e çuar çështjen e tyre edhe në vëmendjen e Parlamentit Evropian. Gjatë diskutimit për raportin e progresit të Shqipërisë, të prezantuar nga komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, Salis u ndal te protestat e të rinjve, të cilët po kërkojnë një vend ku korrupsioni të mos përcaktojë të ardhmen e tyre dhe ku të mund të jetojnë me dinjitet.
Eurodeputetja theksoi se zërat e tyre nuk duhet të mbeten të padëgjuar, duke e përshkruar mobilizimin qytetar si një përpjekje për të mbrojtur vendin. Salis kritikoi ashpër mënyrën se si autoritetet janë përballur me protestat. Ajo akuzoi qeverinë për përdorim të forcës ndaj qytetarëve, duke përmendur gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës, të cilat i cilësoi si shenja të abuzimit me pushtetin. "Një Shqipëri ka shumë zëra që nuk janë dëgjuar. Të rinjtë që kanë dalë në rrugë duke kërkuar një Shqipëri të lirë pa korrupsionm, ku ata mund të studiojnë e punojë me dinjitet. Këta njerëz përfaqësojnë pjesën e Shqipërisë që bëjnë fushatë për të mbrojtur Shqipërinë me një mesazh të fortë, Shqipëria nuk është për shitje, por qeveria në vend që ti dëgjojë ka zgjedhur represionim, gazin lotsjellës duke abuzuar me pushtetin.
Tani propozimi ka ardhur që protestuesit të paguajnë gjoba deri në 5 mijë euro. Të mos i lemë këta të rinj vetë, lufta e tyre është lufta e juaj. Situata duhet të përmirësohet, pra ti dëgjojmë zërat e protestuesve në Shqipëri dhe ti japim atyre hapësirë", deklaroi eurodeputetja. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

