Lajme Zone
Euro prek një tjetër minimum historik, zbret në 92.09 lekë
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Euro prek një tjetër minimum historik, zbret në 92.09 lekë

Monedha europiane ka prekur një tjetër minimum historik në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këtë të martë një euro këmbehet me vetëm 92.09 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Forcimi i lekut ndaj euros vijon të jetë i ndjeshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në tregun valutor dhe në kursin me të cilin qytetarët dhe bizneset kryejnë këmbimet.

Një nga faktorët kryesorë që po ndikon në këtë tendencë është fluksi i lartë i turistëve gjatë sezonit veror. Shtimi i valutës së huaj në treg ka rritur ofertën për euro dhe ka ushtruar presion të mëtejshëm në rënien e kursit të monedhës europiane. Ndërkohë, për të stabilizuar tregun dhe për të frenuar një forcim të mëtejshëm të lekut, Banka e Shqipërisë po ndërhyn përmes blerjes së valutës.

Në fund të qershorit, rezerva valutore e Shqipërisë arriti në një rekord prej 7.8 miliardë eurosh, nga 6.7 miliardë euro që ishte një vit më parë në të njëjtën periudhë. Rënia e euros në nivele të reja historike rikthen diskutimet mbi ndikimin e forcimit të lekut te qytetarët, bizneset dhe veçanërisht te ata që kanë të ardhura apo detyrime në euro.