Euro do të jetë monedha zyrtare në Shqipëri menjëherë pasi vendi të jetë pjesë e BE-së. Euro që përdoret masivisht në ekonomi, në secilën hallkë të saj, nga blerjet e shërbimeve apo produkteve, e deri tek kreditë e depozitat, do të jetë monedhë zyrtare e vendit. Me ndryshimet e propozuara në ligjin e ri "Për Bankën e Shqipërisë" është përfshirë një kapitull ku përveçse cakton që euro do të emetohet si monedhë zyrtare, gjithashtu edhe vetë banka do ti përshtatet rregullave të Bankës Qendrore Evropiane. I gjithë kapitulli XV i këtij projektligjit të hedhur në Konsultim Publik, është sqaruar se si do të funksionojë hedhja në qarkullim e euros, si do emetohet apo se si do të mbahet rezerva valutore. LEXO EDHE:Euro prek minimumin e ri historik, po këmbehet me 93.6 lekë “Njësia monetare në Republikën e Shqipërisë do të jetë “Euro”. Banka e Shqipërisë do të fusë në qarkullim kartëmonedhat dhe monedhat Euro. Banka e Shqipërisë përcakton dizajnin e monedhave që emeton në përputhje me rregulloret përkatëse të Bashkimit Evropian”, thuhet në 3 pikat e nenit 91 të projektligjit. Me futjen e EURO-S si monedhë zyrtare të vendit ndryshon gjithashtu edhe mënyra se si mbahet rezerva valutore. “Pas prezantimit të EURO-s si monedhë e Republikës së Shqipërisë, Banka e Shqipërisë do të mbajë dhe administrojë rezervat valutore në përputhje me Traktatin mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian, Statutin e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe të Bankës Qendrore Evropiane, si dhe aktet e Bankës Qendrore Evropiane dhe rregulloret e Bashkimit Evropian”, thuhet në nenin 94 të projektligjit. Aktualisht, euro është monedha zyrtare e 21 nga 27 vendet e BE-së. Shtetet që ende nuk e kanë adoptuar euron si monedhë zyrtare janë Çekia, Hungaria, Polonia, Rumania, Suedia dhe Danimarka. Në projektligjin e ri gjithashtu ka edhe ndryshime sa i takon kapitalit të bankës apo rezervës së përgjithshme. Kapitali i Bankës së Shqipërisë rritet në 6 miliardë lekë nga 2,5 miliardë që është aktualisht, ndërsa Rezerva e Përgjithshme nga 12.5 miliardë lekë aktualisht do të arrij në 30 miliardë lekë pas hyrjes në fuqi të ligjit. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë R.Xh/Shqiptarja.com TAG: banka e Shqiperise anetaresimi ne be BE monedha europiane euro Komento Komente Iris: 17/07/2026 04:45 Thanks God edhe pse me vjen keq per lekun!! Ana pozitive do te jete se nuk do te kemi me /lek te vjeter/ e /lek te rinj/. Përgjigju Miku: 16/07/2026 17:06 Peshku ne det, tigani me zjarr Përgjigju Loni: 16/07/2026 17:39 Do shkaterrohet edhe Shqiperia si Italia ne 2001 qe hyri euro ne vend te liretes. Do shkaterrohet komplet Shqiperia... Nga ekonomia jo nga gje tjeter. Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.8% Vota total: 4545 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

