Esmeralda Hasani është emëruar Drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Emërimi i saj është dekretuar këtë të enjte nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga kjo detyrë.
Hyseni ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”, ku dyshohet për ndihmë ndaj biznesmenit Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati, si dhe për përhapje të sekreteve shtetërore.
Esmeralda Hasani vjen në krye të SHISH pas një karriere të zhvilluar në administratën publike, institucionet akademike dhe fushën e kërkimit shkencor. Përpara emërimit, ajo shërbente si këshilltare pranë Kryeministrisë, ndërsa më herët ka drejtuar Departamentin e Mbështetjes në strukturat e SHISH.
Hasani është diplomuar në Drejtësi Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Milanos dhe ka përfunduar studimet Master në Planifikimin dhe Zhvillimin e Projekteve në Innovation Business School në Bruksel.
Përvoja e saj profesionale përfshin mësimdhënien në fushën e së Drejtës Evropiane, menaxhimin e projekteve dhe angazhimin në iniciativa kërkimore e inovative në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajo ka shërbyer gjithashtu si eksperte e pavarur e Komisionit Evropian në fushën e kërkimit dhe inovacionit.
Nga shtatori 2015 deri në shtator 2019, Hasani ka mbajtur postin e Drejtoreshës Ekzekutive të Institutit Barleti për Kërkim dhe Zhvillim. Ndërsa nga shtatori 2017 deri në dhjetor 2018, ka qenë pjesë e kabinetit të Ministrit të Shtetit për Diasporën, ku ka ushtruar funksionet e këshilltares dhe shefes së kabinetit.
Ajo është gjithashtu ideatore dhe autore e projektit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”. Që prej shtatorit 2019, drejton Institutin Adriapol – Rritje e Mençur dhe Kreative.
Së fundmi, Hasani është përzgjedhur nga Misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri si Konsulente Ndërkombëtare për Zhvillimin e Projekteve.
Sipas njoftimit të Presidencës, përpara dekretimit janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit, të parashikuara për emërimin e zyrtarëve në poste të larta.
Dekreti për emërimin e Esmeralda Hasanit mban numrin 595, datë 12 nëntor 2026.
esmeralda hasani në krye të shish esmeralda shish img 0460 whatsapp image 2026 11 12 at 093402 4 Komente Z Zeno hasanbeu 12 Nëntor 2026, 09:42 Sa vjeç është shefja e re e shish ? Përgjigjjuni E Emigranti 12 Nëntor 2026, 09:50 Nuk ka me meshkuj te afte per te drejtuar SHISH, vetem femra (pa paragjykim) me duket absurde Përgjigjjuni A Andi 12 Nëntor 2026, 10:19 E cfare lidhje ka zonja, me gjithe respektin, me institucionet e sigurise? Duket me shume si emerim per te vazhduar ustallaret te zoterojne institucionin! Do ti duhen te pakten 6 muaj te mesoje institucionet dhe te merret me mesime te Kodit Penal dhe te Procedurave Penale. Përgjigjjuni v vk 12 Nëntor 2026, 12:26 Hajde shtet hajde! Po mire mo, kjo na paska qene elita e inteligjences shqiptare?! Deri ketu mund te shkojme ky vend?! Vk, vend tallava! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet BIRN: Përplasja me qeverinë për pagat, pasoja për pavarësinë e gjyqësorit! 12 Nëntor 2026, 08:4008:40Aktualitet “Më foli për vizitën në Shqipëri dhe më tha se...", çfarë u diskutua në takimin e Ramiz Alisë me ministrin kinez 12 Nëntor 2026, 08:2808:28Aktualitet Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit 12 Nëntor 2026, 08:1008:10Aktualitet Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot 12 Nëntor 2026, 07:0807:08Aktualitet Samiti i NATO-s online? Nufi përgënjeshtron 'Politico'-n: Nuk kemi propozuar as shtyrje, as zhvillim virtual 11 Nëntor 2026, 23:0123:01Aktualitet Artan Hoxha zbulon pasurinë e klanit “Çopja”: Ka kaluar shifrën e 3 mld euro, kanë trafikuar 6 mld euro kokainë 11 Nëntor 2026, 22:5822:58Aktualitet

