Avokati i kryebashkiakut të Erion Veliaj, Plarent Ndreca në një konferencë për mediat së bashku me avokatin Ben Brandon, tha se vonesa e çështjes së trajtimit të masës së sigurimit të Veliajt është kthyer në një problem në vetvete. Gjithashtu ai theksoi se Gjykata e Lartë duhet të trajtojë çështjen e masës dhe të dalë me një vendim. “Pika thelbësore është fakti që vonesa në trajtimin e çështjes së masës së sigurimit të Veliaj është kthyer në një problem në vetvete. Gjykata e Lartë duhet menjëherë të trajtojë ato që Gjykata Kushtetuese ka shtruara dhe të dalë në një vendim proporcional”, tha ai.
Nga ana e tij avokati Ben Brandon tha se për çështjen e Veliajt, vonesat reale kanë ardhur në shkallët më të larta. Ndërsa avokati Ndreca shtoi se qytetit i janë shkaktuar dëme nga masa ndaj Erion Veliajt.
“Në fakt pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për përshpejtim të çështjes, janë dashur 9 muaj. Kemi bërë dy kërkesa në Gjykatën e Lartë, për ta përshpejtuar për shkak të rëndësisë së posaçme që ka subjekti, personi, e përsëris një kryetar bashkie i zgjedhur, në detyrë. Në kushte kur nuk ka më asnjë rrethanë dhe shkak të mbahet në arrest me burg dhe tjetra ka të drejtë të ushtrojë detyrën e tij ashtu si qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të kenë kryetarin e tyre”, tha mes të tjerash Ndreca. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Erion Veliaj Gjykata Kushtetuese plarent ndreca
