KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË FESTIMIN TË KONTAKTOJ NUMRIN 0684909026(WHATSAPP)
Një apel prekës për ndihmë vjen për 82-vjeçarin Festim, i cili po përballet çdo ditë me vështirësi të mëdha shëndetësore dhe ekonomike.
Festimi është i paralizuar, jeton i vetëm dhe të ardhurat e vetme i ka nga një pension prej rreth 10 mijë lekësh të reja në muaj. Një shumë që nuk i mjafton as për të përballuar qiranë dhe faturat e dritave, e jo më për ushqimin dhe nevojat e tjera të përditshme.
Mbesa e tij, e cila tregon se përpiqet ta ndihmojë vazhdimisht, i drejtohet zemërgjerësisë së shqiptarëve me një lutje që Festimi të mos mbetet i vetëm përballë kësaj situate të vështirë.
Ai ka nevojë për çdo ndihmë të mundshme, por një prej nevojave më urgjente është edhe një lavatriçe, që do t'ia lehtësonte sadopak përditshmërinë.
Çdo kontribut, sado i vogël, do të kishte një vlerë të madhe. Ndonjëherë, ajo që për dikë është pak, për një njeri që jeton në kushte të tilla mund të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme.
Le të bëhemi bashkë për Festimin. Në këtë moshë, ai meriton të ketë pranë kujdesin dhe mbështetjen që i nevojitet, jo të përballet i vetëm me vështirësitë e jetës.

