Lajme Zone
“Escobari” i Sierra Leone-s, “Bolle Jos”, noton në ujërat e “peshkaqenëve” shqiptarë të kokainës. Çfarë zbulojnë dosjet nga Spanja në Holandë?
SportPamfleti

“Escobari” i Sierra Leone-s, “Bolle Jos”, noton në ujërat e “peshkaqenëve” shqiptarë të kokainës. Çfarë zbulojnë dosjet nga Spanja në Holandë?

150 mijë euro për katër kontejnerë

credits:ad.nl/ Holandezi Jos Leijdekkers është dënuar me 24 vjet burg dhe mbetet në arrati. Në dosjen e Dunkerkut, hetuesit dyshojnë se njerëzit e tij ofruan 150 mijë euro për të marrë kontrollin e katër kontejnerëve me kokainë. Një hetim tjetër ndjek ngarkesat e një rrjeti shqiptar drejt porteve të Spanjës dhe Holandës. Trafikanti Jos Leijdekkers është 35 vjeç dhe vjen nga Breda, në jug të Holandës. Në kronikën e zezë evropiane njihet si “Bolle Jos”. Gjykata e Roterdamit e dënoi në vitin 2024 me 24 vjet burg për gjashtë ngarkesa me afro shtatë tonë kokainë, një grabitje të armatosur dhe porositjen e një vrasjeje. Policia holandeze beson se ai fshihet në Sierra Leone, në Afrikën Perëndimore. Prokuroria ka vënë dy milionë euro shpërblim për informacionin që çon në arrestimin e tij. 150 mijë euro për katër kontejnerë

Katër kontejnerët ishin ende rrugës kur, sipas hetuesve holandezë, njerëzit e “Bolle Jos” tentuan t’ia merrnin ngarkesën një rrjeti tjetër. Një punonjës i kompanisë së transportit u tha hetuesve se më 1 shtator të këtij viti e kishte njohur Leijdekkers gjatë një videotelefonate. Sipas dëshmisë së tij, për t’ia kaluar kontejnerët një transportuesi tjetër iu premtuan 150 mijë euro. Kur puna u vonua, i përmendën familjen. Pesë ditë më vonë, doganierët francezë hapën kontejnerët në Dunkerk dhe sekuestruan rreth 3,9 tonë kokainë. Materialet e publikuara më 19 nëntor nga Crimesite tregojnë se policia holandeze e lidh importin fillestar me Jan G., një i dyshuar nga Overasselti. Ai mohon se kishte lidhje me kontejnerët dhe thotë se nuk e njeh Leijdekkers. Avokatët e “Bolle Jos” kanë mohuar përfshirjen e klientit të tyre në ngarkesën e Dunkerkut. Po më 1 shtator, ditën kur punonjësi thotë se u zhvillua videotelefonata, një grup i armatosur sulmoi pronën e Jan G. në Overasselt. Një roje sigurie u vra dhe dy policë u plagosën. Gazeta holandeze Het Parool, duke cituar burime anonime, e lidhi sulmin me një konflikt të mundshëm për një ngarkesë tjetër, 812 kilogramë kokainë të kapura pak ditë më parë në kufirin mes Francës dhe Spanjës. Procesverbali i cituar për dosjen e Dunkerkut nuk e identifikon Leijdekkers si porositës të sulmit. Nga Roterdami te 30 tonët e anijes Arconian

Në Roterdam, prokuroria holandeze ka identifikuar një ish-punonjës porti si njeri kyç të organizatës së “Bolle Jos”. Sipas prokurorëve, ai përdorte kontakte të korruptuara brenda portit për të futur ngarkesat e kokainës. Në janar 2026, prokuroria kërkoi nëntë vjet burg për të. Transmetuesi publik holandez NOS e identifikoi të dyshuarin si shtetas maroken.

Në maj, një hetim spanjoll mbi një organizatë të drejtuar nga “Mocro Maffia” çoi te anija Arconian. Guardia Civil sekuestroi në bord mbi 30 tonë kokainë. Pasi rindërtuan udhëtimin e anijes, studiuesit e Global Initiative Against Transnational Organized Crime arritën në përfundimin se “Bolle Jos” ishte koordinatori më i mundshëm i transportit. Sipas tyre, kokaina në bord mund t’u përkiste disa porositësve. Gjurma shqiptare nga Algecirasi në Vlissingen

Dy porte, Algecirasi në jug të Spanjës dhe Vlissingeni në Holandë, dalin në të njëjtën dosje braziliane. Sipas GI-TOC, që ka analizuar aktet e hetimit “Hinterland”, rrjeti që autoritetet braziliane lidhin me shqiptarin Armando Pacani niste ngarkesa nga Brazili drejt këtyre dy porteve, si edhe drejt Hamburgut dhe Antverpës. Hetuesit thonë se, pas humbjes së disa ngarkesave, rrjeti nisi ta kalonte një pjesë të trafikut përmes Afrikës Perëndimore. Europol raportoi se gjatë hetimit u sekuestruan mbi 17 tonë kokainë. Avokati i Pacanit ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm.

Kokaina në Antverpë, pronat në Spanjë dhe paratë në Dubai

Në tetor 2023, në Antverpë mbërriti nga Sierra Leone një kontejner me 11.497 kilogramë kokainë. Për importin e kësaj ngarkese, një gjykatë belge e dënoi “Bolle Jos” në mungesë në maj 2026. Dy muaj më vonë, në dosjen “Costa”, gjykata e Limburgut dënoi 51 persona, mes tyre Leijdekkers, Geert Frisson dhe Tom Bastiaanse. Gjykata provoi ngarkesa prej mbi 23 tonësh për gjithë dosjen. Disa organizata merreshin me importin, të tjera me nxjerrjen e kokainës nga porti.

Mbi 7,6 tonë kishin hyrë dhe ishin nxjerrë nga porti pa u kapur. Kur gjykata ndoqi paratë e trafikut, gjurma doli te pronat në Spanjë, orët e luksit dhe transfertat që kalonin përmes Dubait.

Në ujërat ku noton “Bolle Jos”, “peshkaqenët” shqiptarë të kokainës i kishin hapur prej kohësh rrugët e tyre. Dosja “Hinterland” i ndjek ngarkesat e rrjetit shqiptar deri në Algeciras e Vlissingen, ndërsa dosjet e holandezit të çojnë nga Sierra Leone në Antverpë. Se çfarë ndodhi kur këto rrugë u afruan, dosjet e deritanishme e lënë të hapur. /Pamfletibolle jos arconian mocro maffia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Nuk u kthye në burg pas lejes 5-ditore, arrestohet në Tiranë Alfred Hoxha 19 Nëntor 2026, 21:4321:43Kronike Policia e Kosovës aksion kundër prostitucionit, bastis lokalet e natës dhe qendrat e masazheve; 155 vajza rezultojnë nga Shqipëria 19 Nëntor 2026, 19:0419:04Kronike Video/ Publikohen pamjet e vrasjes së Luka Beqirajt në Spanjë, autori e qëllon në tavolinë dhe largohet me monopatinë 19 Nëntor 2026, 16:3716:37Kronike Sekuestrohen 12 kg kanabis në formë xhelatinoze, arrestohet 22-vjeçari; shpallet në kërkim një tjetër person 19 Nëntor 2026, 15:0615:06Kronike Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit, Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën 19 Nëntor 2026, 14:1314:13Kronike Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari 19 Nëntor 2026, 13:3513:35Kronike