Autoritetet Braziliane I kanë hapur rrugë ekstradimit të Ervin Matës drejt Shqipërisë. Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar kërkesën e vendit tonë për ekstradimin e Ervin Matës.
Në vendimin e marrë, gjykata braziliane ka përcaktuar se dokumentacioni i paraqitur nga autoritetet shqiptare plotëson kushtet ligjore për ekstradim. Kjo lidhet me procedimin penal në Shqipëri, për akuza të cilat përfshijnë trafikimin e lëndëve narkotike, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
Që prej arrestimit në prill të 2026 mbrojtja e Ervin Matës kundërshtoi masën e paraburgimit dhe kërkesën nga vendi ynë për ekstradimin e tij me argumentin se autoritete shqiptare nuk kanë bërë kërkesën për ekstradimin si dhe nuk kanë dërguar dosjen hetimore brenda afateve të paracaktuara. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas vendimit të dhënë nga autoritetet Braziliane argumentohet se dosja e plotë e Ervin Matës u është dërguar në rrugë diplomatike në shtator 2024 pra rreth dy vite para se ai të arrestohej.
Arrestimi i Ervin Matës më 25 prill 2026 ishte rezultat i një operacioni të përbashkët midis ekipeve të Policisë, të cilët identifikuan mbërritjen e të dyshuarit nga deti. Nga atje, patrullat u intensifikuan në pikat strategjike të qytetit derisa ai u lokalizua. Në momentin e ndalimit ai kishte pasaportë bullgare dhe kartë identiteti paraguaiane, me kombësi britanike, si dhe dy telefona.
Mata u shpall në kërkim në vitin 2023 nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal me 11 persona, ku përfshihej edhe djali i ish-zyrtarit të policisë, Erzen Breçani. Grupi dyshohet për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës Mata akuzohet se koordinoi grupin për trafikimin e 250 kilogramëve kokainë, ngarkesë e nisur nga Brazili në aeroportit të Frankfurtit në Gjermani, në fund të shtatorit të vitit 2020.
Ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” trafik droge, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale, dhe grup të strukturuar kriminal.
Ervin Mata është i njohur për drejtësinë shqiptare edhe pas përplasjes së bujshme me Ervis Martinajn në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, truproja ish-bosit të lojërave të fatit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet

