Teologu dhe ish-nënkryetari i Komunitetit Musliman, Ermir Gjinishi ka akuzuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha lidhur me zhvillimet brenda Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku ka deklaruar se politika ka ndërhyrë në proceset e brendshme të institucionit fetar. Në podcastin “Pasvon” me Alfred Lelën, Gjinishi foli edhe për ndikimin e Turqisë dhe për përplasjet mes mbështetësve të Fetullah Gylenit dhe Recep Tayyip Erdoganit.
“Kur gylenistët morën Komunitetin Mysliman Shqiptar, në pushtet ishte Partia Demokratike”, deklaroi ai.
Më pas, teologu bëri një akuzë konkrete ndaj Lulzim Bashës, i cili sipas tij në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm kishte ndërhyrë në procesin e zgjedhjes së drejtuesve të Komunitetit Mysliman.
“E vërteta është që atë e ndihmoi ministri i Brendshëm i PD-së, Lulzim Basha. Unë e kam thënë në televizor atë natë kur ato po merreshin, me emër dhe me mbiemër. Lulzim Basha erdhi dhe i mori krerët që votonin, Këshilli i Përgjithshëm, myftinj e të tjerë njerëz me votë, dhe i tha: ‘Do rrini këtu’. I mblodhi atje te Sofra e Ariut dhe i tha: ‘Do rrini këtu. Sigurisht që në Shqipëri kjo lloj trysnie e shtetit i tkur një çikë njerëzit. Dhe atë bën gabim’”, u shpreh ai.
Në vijim, ai kritikoi edhe qeverisjen e Edi Ramës, pasi shtoi se kjo ndërhyrje nuk ka përfunduar me ndryshimin e pushtetit. Sipas tij, problemi kryesor është përdorimi i institucioneve fetare për interesa politike dhe të huaja.
“Rama vazhdoi të njëjtën histori dhe kjo është problema më. Ndoshta kanë gjetur dhe komunitetin më të dobët. Nuk menduan për institucionin, po menduan t'i bëjnë qoka dikujt jashtë. E vazhdoi Rama, shumë keq këtë pjesë. Shumë keq! Dhe vazhdon sot e kësaj dite”, u shpreh ai.
Gjinishi kritikoi gjithashtu mënyrën e menaxhimit të Xhamisë së Madhe në Tiranë. Ai përmendi edhe ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Madhe, ku e ka cilësuar si problematike praninë e flamurit turk dhe mungesën, sipas tij, të drejtuesve të Komunitetit Mysliman.
“Komuniteti Mysliman Shqiptar është i vetmi përfaqësues dhe institucioni përfaqësues i besimtarëve myslimanë në Shqipëri”, tha ai, duke iu referuar edhe marrëveshjes mes shtetit dhe komunitetit. Rasti i parë në historinë e Shqipërisë... Nuk është mbushur asnjëherë minarja me flamur kombëtar. Se s'ka punë, as minarja, as kambanarja të vejë flamurin kombëtar. Vetëm turk o vëlla”, tha Gjinishi. Intervista e plotë: Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

