Ermal Nufi, ministri i Mbrojtjes / Ministri që mbron Shqipërinë dhe paqen në botë duke dërguar trupa në misionet e NATO, ka të drejtë të mbrojë veten dhe sekretaren e tij nga rrezet përvëluese të diellit që futen në zyra... Në muajin mars 2026, kur Ermal Nufi hyri në zyrë si ministër i Mbrojtjes, tha se do të reformonte administratën dhe sektorët përbërës deri te zhvillimi i industrisë ushtarake dhe lufta kundër korrupsionit, për t'i bërë sa më eficente.
Pas tre muajsh në detyrë, ministri Ermal Nufi, përveç krijimit të një kabineti të ri me shokë e shoqe të tij dhe "ushtarë" të partisë, ka filluar zbatimin e programit për reformimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke e nisur nga zyra e tij dhe zyra e sekretares.
Më datë 17 korrik 2026, ka zhvilluar një tender me objekt "Blerje tendash të brendshme rolo-perde dritaresh kundër diellit, me ngjyra të bardha e gri, për 6 dritare me përmasat e publikuara në specifikimet e tenderit". Është normale që ministri i Mbrojtjes, që organizon programin e mbrojtjes së integritetit territorial të Shqipërisë dhe paqen në botë me trupa të dërguar në misionet e NATO-s, ka të drejtë ta fillojë me mbrojtjen e vetes dhe të sekretares nga rrezet përvëluese të diellit që u futen në zyra.
Nga ana tjetër, ministri Ermal Nufi i ka dhënë 12 milionë euro dhe kompanisë private "Timak Defence" të izraelitit Ron Yeffet, për blerje mjetesh e pajisjesh ushtarake, që është ortak me kompaninë shtetërore "Kayo" të Ministrisë së Mbrojtjes./Pamfletiermal nufi tenderi i perdeve të diellit 1 Komente T Tony 20 Korrik 2026, 20:35 Nuk e kuptoj pse ka Ministri Mbrojtje ne Shqiperi kur nuk ka kokerr ushtrie me mjete luftarake, pervec ca djemve me paticka. Pse ushtri quhet kjo! E po s'ka gje se do nambroje Izraeli tani kur te na fuse shkelmin bytheve e te perfjme ne det. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nga rritja ekonomike përfitojnë vetëm oligarkët pranë Ramës; protesta synon të rrëzojë këtë model të kalbur 20 Korrik 2026, 13:2613:26Aktualitet "O hajdut me syze", protestuesit godasin me vezë Vangjel Dulen 20 Korrik 2026, 13:1213:12Aktualitet Tensione para Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë makinat e Kumbaros dhe Çuçit 20 Korrik 2026, 12:1112:11Aktualitet Nis gjyqi për dosjen “Partizani”, Bamir Topi në GJKKO: Malltezin e njoh vetëm si dhëndrin e Berishës 20 Korrik 2026, 11:3811:38Aktualitet Mbyllen aplikimet për drejtuesit e gjashtë departamenteve të Policisë së Shtetit, në garë 9 kandidatë 20 Korrik 2026, 11:1611:16Aktualitet Dëshmia e radhës për dosjen “Partizani”, ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në GJKKO 20 Korrik 2026, 11:1511:15Aktualitet

