Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka dhënë dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ismaili thotë se dha dorëheqjen nga ky post në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të PS-së, duke i hapur rrugë procesit demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste të Vlorës. "Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi që, për 1 vit e 3 muaj, të drejtoja si bashkëkryetare Partinë Socialiste të Vlorës, falë besimit dhe mundësisë së dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. LEXO EDHE:Aksident në Vlorë, makina përplas 78-vjeçarin me biçikletë! I moshuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi Një detyrë që jam përpjekur ta ushtroj me përkushtim, korrektësi dhe integritet, e vetëdijshme për përgjegjësinë që mbart drejtimi dhe përfaqësimi i një strukture kaq të rëndësishme. Sot, në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, jap dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares, duke i hapur rrugë procesit demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste të Vlorës", shkroi ajo. E ndërsa shpreh mirënjohje për çdo anëtar e drejtues socialist, Ismaili thotë se është mirënjohëse për këtë kapitull në jetën e saj. "Faleminderit çdo socialisti, anëtari, drejtuesi dhe bashkëpunëtori për mbështetjen, besimin dhe punën e përbashkët gjatë kësaj periudhe, duke më nxitur të jap më të mirën dhe të kontribuoj për një model drejtimi të bazuar te puna, përgjegjësia dhe respekti për njerëzit. Mirënjohëse për këtë kapitull dhe për gjithçka ndërtuam së bashku",përfn ajo. Ndërkohë Ismailaj u emërua si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në 27 shkurt të këtij viti. Në vitet e fundit, ka shërbyer si Koordinatore Rajonale në projektin zviceran “Bashki të Forta”, duke ofruar asistencë për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Është gjithashtu aktiviste e shoqërisë civile. Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: PS Erjona Ismaili Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31% Drejtësia 66.1% Nuk e di 3% Vota total: 604 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

