Lajme Zone
Erion Veliaj del nga burgu, dërgohet me ambulancë në spital
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Erion Veliaj del nga burgu, dërgohet me ambulancë në spital

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, është shtruar mesditën e sotme në një spital privat në kryeqytet. Burimet bëjnë me dije se Veliaj ka dalë nga qelia në burgun e Durrësit dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit privat . Mësohet se Veliaj ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku ndodhet prej shkurtit të vitit 2025. Sipas bu

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, është shtruar mesditën e sotme në një spital privat në kryeqytet. Burimet bëjnë me dije se Veliaj ka dalë nga qelia në burgun e Durrësit dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit privat .

Mësohet se Veliaj ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku ndodhet prej shkurtit të vitit 2025.

Sipas burimeve, incidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë, gjatë kohës së ajrimit, teksa Veliaj ishte duke luajtur futboll me të paraburgosur të tjerë.

Pas dëmtimit, kryebashkiaku është dërguar sot në një spital privat në Tiranë, ku i është bërë grafia dhe më pas i është vendosur këmba në allçi.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit 2025 dhe ndaj tij ka nisur gjyqi në themel. SPAK e akuzon për 13 vepra penale, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg. Veliaj i ka mohuar akuzat.

Mbrojtja e tij pritet ta dërgojë çështjen edhe në Strasburg, ndërsa nga qelia Veliaj vijon të firmosë vendime që lidhen me mbarëvajtjen e punës së Bashkisë së Tiranës. Ai shkarkoi pak kohë më parë kryetaren e komanduar, Anuela Ristani.

Në 15 shtator, Gjykata e Lartë la në fuqi masën e arrestit në burg ndaj Veliajt, pasi çështja ishte rikthyer më 25 maj nga Gjykata Kushtetuese. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm