Në Asamblenë e PS-së më 14 nëntor, kryeministri Edi Rama përjashtoi nga të gjitha forumet deputeten Elisa Spiropali dhe avokatin e pandehur në GJKKO, Plarent Ndrecën.
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura, paralajmëroi edhe kryebashkiakun e arrestuar me 13 akuza të rënda penale, Erion Veliaj, duke theksuar se po e kursente për shkak se i ka duart e lidhura.
Erion Veliaj, “trimi i madh” që pak para mbledhjes së Asamblesë së PS-së kërkoi mocion mosbesimi për kryetarin, kërkoi komision hetimor parlamentar për gjoja kërcënimet dhe ndërhyrjet përmes Toni Gogut, prej 7 ditësh që nga dita e Asamblesë ka mbyllur gojën.
Sot përmes një letre i lutet Belinda Ballukut për këmbën e thyer që ta çojë në Tiranë, pranë mjekut të tij dhe pranë familjes.
Në fakt, për operacionin e tij vendos mjeku, i cili nuk e ka quajtur emergjente situatën e tij, ndërsa për lejen e miraton Drejtoria e Burgjeve dhe jo Belinda Balluku.
Veliaj sot foli për Ballukun dhe jo për paralajmërimin e bërë nga kryeministri Edi Rama. Duke mos patur guximin, për tu përballur me Ramën sulmin e kanalizon te Balluku.
Por nuk thotë asnjë fjalë, asnjë reagim mbi paralajmërimin dhe vendimet e kryeministrit Edi Rama.
“Trimi i madh” që fliste me kode, gënjente për kërcënime, kërkoi mocion besimi për kryetarin, kërkoi të jepte dorëheqjen Rama dhe të gjitha këto u bënë thjesht dhe vetëm pse u transferua nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit, nuk ka thënë asnjë fjalë për paralajmërimin e “vëllait të tij” të cilit vijon t’i gjuajë me gur. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

