Lajme Zone
Eric Wendt: SHBA ka investuar mbi 40 milionë dollarë për mbrojtjen e Shqipërisë ndaj sulmeve kibernetike nga qeveri të huaja
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Eric Wendt: SHBA ka investuar mbi 40 milionë dollarë për mbrojtjen e Shqipërisë ndaj sulmeve kibernetike nga qeveri të huaja

Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt mori pjesën në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt mori pjesën në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë

Wendt deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga qeveri të huaja.

Ndër të tjera, ambasadori Wendt vuri në pah përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext. “Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga qeveri të huaja. Në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, Ambasadori Eric Wendt vuri në pah përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Eric WendtSHBA