Lajme Zone
Eric Trump publikon me krenari pasaportën me portretin e Donald Trump: E mrekullueshme, e adhuroj
BotëBalkanWeb

Eric Trump publikon me krenari pasaportën me portretin e Donald Trump: E mrekullueshme, e adhuroj

Eric Trump ka prezantuar publikisht pasaportën e tij të re përkujtimore, të krijuar në kuadër të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përmban një portret të madh të babait të tij, presidentit Donald Trump.

Eric Trump ka prezantuar publikisht pasaportën e tij të re përkujtimore, të krijuar në kuadër të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përmban një portret të madh të babait të tij, presidentit Donald Trump. Në një video të publikuar në rrjetin social X më 2 shtator, 42-vjeçari Eric Trump u tregoi ndjekësve dokumentin e ri, duke shprehur entuziazmin për dizajnin e tij. “Shikoni çfarë sapo më erdhi me postë. Një pasaportë e re”, tha ai, përpara se ta hapte dokumentin dhe të tregonte faqet e brendshme. Në pjesën përkujtimore të pasaportës është vendosur një ilustrim i Donald Trump, ku presidenti shfaqet i përkulur përpara, me të dyja duart të mbështetura mbi një tavolinë. Mbi imazh është vendosur firma e tij, ndërsa poshtë shkruhet “United States of America”. Portreti është bazuar në fotografinë e Trump të ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Portreteve të Smithsonian në Uashington. “Më pëlqen jashtëzakonisht shumë, e dhuroj”, u shpreh Eric Trump, djali i Donald Trump. Pasaportat e kufizuara u njoftuan për herë të parë në prill, si pjesë e përgatitjeve për 250-vjetorin e pavarësisë amerikane. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, bëhet fjalë për një numër të kufizuar dokumentesh të dizajnuara posaçërisht për këtë përvjetor. pic.twitter.com/athqdGq0LU

— Eric Trump (@EricTrump) September 2, 2026 Zyrtarët kanë deklaruar se pasaportat do të kenë elemente artistike dhe imazhe të personalizuara, ndërsa do të ruajnë të njëjtat karakteristika sigurie si pasaportat e zakonshme amerikane. Çmimi për pajisjen me këtë version përkujtimor nuk do të jetë më i lartë se ai i pasaportës standarde.

Dizajni i pasaportës ka pësuar disa ndryshime që nga prezantimi fillestar. Në një postim të qershorit në Truth Social, Donald Trump kishte publikuar një version të përditësuar të saj dhe kishte shkruar: “Pasaporta e re e SHBA-ve, e cila thotë: “Mirë se vini, por silluni mirë!’ Presidenti DJT.”

Një tjetër ndryshim i dukshëm është firma e presidentit. Në versionin e prezantuar fillimisht ajo ishte me ngjyrë ari, ndërsa në versionin e ri shfaqet në të zezë.

Pasaporta nuk është i vetmi dokument amerikan që është ndryshuar në kuadër të 250-vjetorit. Departamenti i Brendshëm i SHBA-ve ka njoftuar gjithashtu se portreti i Donald Trump do të shfaqet në kartat vjetore për hyrjen në parqet kombëtare amerikane.

Edhe karta “America the Beautiful”, e destinuar për banorët amerikanë, lidhet me festimet e 250-vjetorit dhe përmban portretet e Donald Trump dhe George Uashington. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Eric Trump pasaporta Trump