Deri 100 milionë euro shkon abuzimi me termocentralet lundruese Tigri 1 dhe Tigri 3, akuzoi Partia Demokratike përmes nënkryetarit të Komisionit të Ekonomisë Enno Bozdos. "Blerja e TEC-eve është realizuar kundër interesit publik dhe interesit të sektorit të energjisë elektrike. Kostot janë shumë të mëdha, të papërballueshme. Kemi rreth 100 milionë euro në këmbim të asgjëje Mbi 65 milionë dollarë janë paguar vetëm për qira dhe mirëmbajtje. Dhe çfarë morën shqiptarët në këmbim? Për një kapacitet të pretenduar prej 110 MW, përgjatë dy viteve të fundit janë prodhuar gjithsej vetëm rreth 109 mijë Mëh. Sa na kushtoi kjo energji? Plot 163 euro për Mëh! Këtë vit, KESH hapi procedurën për depozitimin dhe ngarkim-shkarkimin e lëndës djegëse me një vlerë prej rreth 5.3 milionë eurosh. Dhe si u bë kjo procedurë? Me negocim pa njoftim paraprak! Pa garë", thotë Enno Bozdo. Pjesë e abuzimit, thotë deputeti është edhe tenderi më i fundit 20 milionë eurosh i hapur disa muaj më parë nga KESH për operim dhe mirëmbajtje të Tigrave 1 dhe 3 për dy vitet e ardhshme, në një kohë kur ERE ka refuzuar të ri-licensojë këto dy HEC-e. LEXO EDHE:Tabaku me përfaqësuesit e Forumit Ekonomik Botëror: Shqipëria është toka e mundësive nëse sistemi që kemi ndryshohet (VIDEO) "Zullumi është kaq i madh saqë as ERE nuk mund të mbyllë sytë. Në të vërtetë, shoqata dhe aktivistë mjedisorë si dhe opozita, kanë ngritur shqetësimin e madh mbi faktin se këto anije TEC ishin jashtë çdo standardi mjedisor dhe ato KESH i ndizte vetëm natën që Vlora të mos shikote blozën që prodhonin! Ndërsa ERE bllokon Tigrat, KESH ka hapur një tjetër tender prej rreth 20 milionë eurosh për operim dhe mirëmbajtje të Tigrave për dy vitet e ardhshme", vijon ai. Bozdo i bëj thirrje SPAK të veprojë dhe të mos e kalojë në heshtje atë që e konsideron një aferat më të mëdha të denoncuara nga opozita. "Heshtja e SPAK-ut përballë kësaj afere po kthehet në një amnisti të pafalshme për nivelet më të larta politike të kësaj qeverie. Kur vidhen shqiptarët në dritë të diellit dhe dosjet flenë në sirtarët e prokurorëve, kjo nuk është më drejtësi, por padrejtësi. Ne kërkojmë SPAK-ut të zgjohet nga letargjia dhe të sekuestrojë menjëherë të gjithë praktikën shkresore, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e deri te KESH-i", tha Bozdo. Tigri 1 dhe 3 kanë përfunduar në SPAK përmes një padie të PD në mars të vitit 2025, duke kallëzuar ish ministren e asokohe të Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Ballukun, ndërsa Prokuroria e Posaçme e ka regjistruar kallëzimin dhe vijon hetimet. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: ERE spak tigri TEC e Vlores enno bozdo PD Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.8% Vota total: 3689 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
