Lajme Zone
Erdogani humb betejën në Vlorë: Komuniteti Mysliman shkarkon myftiun Ardit Hoxhllaku
PolitikëPamfleti

Erdogani humb betejën në Vlorë: Komuniteti Mysliman shkarkon myftiun Ardit Hoxhllaku

Ankaraja është përpjekur vazhdimisht që të marrë në dorë drejtimin e Komunitetit Musliman Shqiptar, duke përdorur burimet e mëdha që ka në Shqipëri.

Lart: Ardit Hoxhallaku, myftiu i shkarkuar i Vlorës dhe presidenti turk Erdogan, ndërsa poshtë kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Bujar Spahiu / Prapaskenat e tentativës së Erdoganit për ndërhyrje në Komunitetin Mysliman Shqiptar... Ditën e emërimit të ambasadorit të ri amerikan Eric Wendt, Komuniteti Musliman Shqiptar zyrtarizoi zëvendësimin e myftiut të Vlorës, Ardit Hoxhllaku, me Kliton Malajn. Hoxhllaku, i emëruar dy vjet më parë, kishte kthyer myftininë në një qendër propagande antisemite dhe OJF-sh turke, duke u bërë agjitprop i teorive të Erdoganit. SHBA-ja ka qenë mbrojtësja kryesore e autoqefalisë së KMSH-së nga invazioni neotoman. Ankaraja është përpjekur vazhdimisht që të marrë në dorë drejtimin e Komunitetit Musliman Shqiptar, duke përdorur burimet e mëdha që ka në Shqipëri.

Burime financiare, politike, diplomatike, mediatike, si dhe penetrimin e thellë që ka në rrjetin e gjerë e të komplikuar të organizimit të KMSH-së.

Megjithatë, këto përpjekje janë ndaluar me forcë nga amerikanët, të cilët kanë qenë edhe mbrojtësit më të mëdhenj të autoqefalisë së muslimanëve shqiptarë.

Një autoqefali që nisi me një yll të mbarë gjatë krijimit të shtetit shqiptar në 1912, kur Perandoria Osmane u rrëzua dhe më pas u ndërtua në Turqi Republika shekullore e Ataturkut.

Në themel, klerikët e shtyllës së KMSH-së ishin të pavarur nga një qendër politike, duke pasur mundësi që të jenë një dorë e mirë për forcimin e ndjenjës kombëtare dhe ndalimin e ideve që vijnë nga Lindja.

Mirëpo, këta ide kurrë nuk u ndalën. Në 1912, Mulla Mahmudi, një imam i një xhamie në periferi të Tetovës, e shpalli shtetin shqiptar si ‘qafir’ që nuk duhet të njihej. Kjo linjë, edhe pse në minorancë, ka vijuar edhe në ditët tona, sidomos me ardhjen e Rexhep Taip Erdoganit, kur Turqia u rikthye në një qendër e financimit të neootomanizmit.

Edhe pse u ndalua nga amerikanët në mënyrë të qartë që të ‘fuste duart’ në KMSH, Erdogani nuk i ndali kurrë përpjekjet. Ai shpresoi se me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do t’i ketë duart e lira, meqë ka një marrëdhënie të afërt me të. Por, mësohet se kjo administratë ka qenë edhe më strikte në ruajtjen e autoqefalisë së Komunitetit Musliman Shqiptar.

Erdogan, i cili ka qenë në fillim edhe mbështetësi i protestave të flamingove, natyrisht sipas interesave të tij, kishte një njeri të vetin në KMSH: Myftiun e Vlorës, Ardit Hoxhllaku, i cili për thuajse dy muaj u kthye në një agjitprop të teorisë së rrejshme të pushtimit nga Izraeli. Hoxhllaku, madje përdori një element të luftës hibride për të kthyer në tryezë argumentin mbi pushtimin hebre.

Një muaj më parë, qarkulloi në rrjet një intervistë e vjetër e Ana Kohen, një shqiptare me origjinë hebreje, për gazetaren Rudina Xhunga. Në intervistë, Kohen, që ka lindur, rritur e jetuar në Vlorë, tregonte për ardhjen e hebrejve sefarditë në Ballkan, e më pas në jugun e Shqipërisë, ku siç dihet u ndërtua edhe sinagoga e parë, ajo e Sarandës.

Kjo intervistë kthehet në ‘fake news’, duke i mëshuar idesë se Kohen ka thënë që Vlora është krijuar nga hebrenjtë.

Myftiu i Vlorës, i emëruar dy vjet më parë, sulmon egër Ana Kohen dhe sjell si argument tefterët osmanë, a thua se ai është historian i periudhës mesjetare.

Ç'punë ka një myfti me historinë dhe etnitë e ndryshme? A duhet të merret ai me interpretimin e Kuranit dhe administrimin e institucioneve të kultit islam, në hapësirën ku është emëruar?

Mirëpo, Hoxhllaku e kishte kthyer myftininë e Vlorës në një qendër të vërtetë OJF-sh turke që financonin propagandën antisemite dhe dërgoi njerëz të tij në flotiljen e OJF-ve të majta europiane të financuara nga sheikët arabë.

Kalimi i ‘vijës së kuqe’ bëri që kreu i KMSH-së ta shkarkojë nga myftinia e Vlorës që në ditët e para të korrikut, por zyrtarizimi ka ardhur pikërisht dje, që nuk duket fare rastësi, pasi ka ndodhur pikërisht pas zyrtarizimit përfundimtar të emërimit të ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, i cili duket do të merret më fort me fuqizimin e mbrojtjes së KMSH-së nga invazioni neotoman.

Ka shumë gjasa që kjo linjë të jetë këshilluar pikërisht nga amerikanët, për të dërguar mesazhin e duhur në ato qendra ku është gatuar ‘puçi’.

Dje, KMSH ka zyrtarizuar zëvendësimin e myftiut Ardit Hoxhllaku me Kliton Malajn. Me kujdes, kreu i KMSH-së ka dhënë një mesazh të qetë, duke e çuar ish-myftiun e Vlorës me detyrë në Peqin. Edhe pse Hoxhllaku ka sulmuar fuqimisht kreun e Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu, gjatë muajit të Ramazanit, se po hesht ndaj gjenocidit të Gazës. Qëndrim që duket u frymëzua nga fjalimi i Erdoganit në Tiranë gjatë inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Rrokada në myftininë e Vlorës ka sjellë një shpërthim sulmesh të mediave pranë Erdoganit dhe atyre proiraniane kundër KMSH-së, të cilat akuzojnë kreun e KMSH-së dhe myftiun e ri si vlegla të ambasadës së Izraelit.

Në këto media flitet edhe për dëbimin e Bekir Halimit, i cili ishte një nga personazhet që u involvuan më shumë në xhamitë e Vlorës, duke rritur propagandën antisemite./Pamfletierdogani beteja për vlorën ardit hoxhllaku Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Nga malet e izoluara te autostradat e kokainës: Si funksionon rrjeti global i mafies shqiptare 10 Gusht 2026, 10:3810:38Dosja e zezë “Skeletet” në dollap/ Burri i Elisës, mori banesë si “i pastrehë” nga qeveria “Berisha” 8 Gusht 2026, 20:3720:37Dosja e zezë Ndaleni dorën: skema që rrezikon Qendrën Historike dhe synon të zhdukë Shkodrën e vjetër 7 Gusht 2026, 14:3514:35Dosja e zezë 482 faqe që fsin epokën Orbán/ Si u kthye lajmi në instrument pushteti në Hungari dhe pse dosja duhet të alarmojë edhe Shqipërinë 7 Gusht 2026, 11:4511:45Dosja e zezë Zani Çaushi: ish kapobanda e Vlorës që i shtrëngoi dorën një kryeministri europian 6 Gusht 2026, 15:5415:54Dosja e zezë A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste? 6 Gusht 2026, 14:3514:35Dosja e zezë