Lajme Zone
“Erdhi për të mbështetur protestën”/ Koçeku takon eurodeputeten franceze në Tiranë
PolitikëCNA

“Erdhi për të mbështetur protestën”/ Koçeku takon eurodeputeten franceze në Tiranë

Protestuesit janë larguar nga sheshi “Skënderbej” dhe kanë...

Deputetja Marjana Koçeku ka takuar eurodeputeten franceze Emma Fourreau, e cila ka ardhur në Tiranë për të mbështetur protestën qytetare.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku shkruan se me eurodeputeten kanë folur për çështjen e mjedisit.

Sipas saj mjedisi nuk njeh parti dhe mbrojtja e natyrës është prova më e madhe e përgjegjësisë së një shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës.

Postimi i plotë: Me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila erdhi në Tiranë për me e mbështetë protestën.

Folëm për çështjen e mjedisit dhe për randësinë e angazhimit qytetar dhe politik në mbrojtje të natyrës.

Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabueme. Ajo ose mbrohet ose humbet.

Mbrojtja e natyrës nuk asht pengesë për zhvillimin. Asht prova ma e madhe e përgjegjësisë së nji shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon me iu bashku politikisht. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.