Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Erdhën të maskuar në spital”/ Deputetët e PD përplasen me efektivët te Trauma, Tomor Alizoti: Ishte e gjithë Operacionalja, dhunojnë të rinjtë për të mbajtur Ramën në pushtet


Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka sqaruar përplasjen e deputetëve të opozitës me efektivë të Policisë së Shtetit në ambientet e Spitalit të Traumës. Sipas Alizotit, efektivët kishin hyrë të maskuar në spital, ndërsa ai pretendon se në operacion ishte përfshirë e gjithë Forca e Posaçme Operacionale.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka sqaruar përplasjen e deputetëve të opozitës me efektivë të Policisë së Shtetit në ambientet e Spitalit të Traumës. Sipas Alizotit, efektivët kishin hyrë të maskuar në spital, ndërsa ai pretendon se në operacion ishte përfshirë e gjithë Forca e Posaçme Operacionale. Alizoti akuzoi policinë për dhunë ndaj të rinjve, duke pretenduar se veprimet e saj synojnë të mbajnë kryeministrin Edi Rama në pushtet. “Erdhën të maskuar, erdhi e gjithë Operacionalja. Policia po dhunon të rinjtë për të mbajtur Ramën në pushtet. Po i shërben autokratit dhe jo qytetarëve. Por Rama njerëzit nuk i ndalon më. Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë pronë e tij, policia të mos ndjekë urdhrat e tij, por të jetë në shërbim të popullit që është në rrugë”, u shpreh Alizoti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb