Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Erdhën studentët”/ Protestuesit mbushin Qytet Studentin: Kombi na thërret! Rama jep dorëheqjen!


Protesta e 121-të kundër qeverisë është zhvendosur këtë mbrëmje drejt Qytetit Studenti, ku protestuesit kanë vijuar marshimin me thirrje të forta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të tubimit janë vendosur studentët dhe të rinjtë.

Protesta e 121-të kundër qeverisë është zhvendosur këtë mbrëmje drejt Qytetit Studenti, ku protestuesit kanë vijuar marshimin me thirrje të forta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të tubimit janë vendosur studentët dhe të rinjtë. “Erdhën studentët”, “Studentë bashkohuni, kombi na thërret”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” kanë qenë disa prej thirrjeve që kanë shoqëruar marshimin. Qyteti Studenti është kthyer kështu në një prej ndalesave të protestuesve, të cilët kërkojnë përfshirjen masive të të rinjve në protestën që tashmë ka hyrë në muajin e pestë. Protesta qytetare ka mbërritur në ditën e 121-të dhe ka hyrë tashmë në muajin e pestë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve dhe marshimeve në kryeqytet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb