Lajme Zone
EMRI/ Vrau me thikë bashkë me vëllanë një person, arrestohet me qëllim ekstradimi 28-vjeçari. Do vuajë dhe 9 vite burg
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

EMRI/ Vrau me thikë bashkë me vëllanë një person, arrestohet me qëllim ekstradimi 28-vjeçari. Do vuajë dhe 9 vite burg

Është arrestuar në Bolzano të Italisë 28-vjeçari Vanxhel Balla, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 12 vite burg në Shqipëri për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Është arrestuar në Bolzano të Italisë 28-vjeçari Vanxhel Balla, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 12 vite burg në Shqipëri për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. Balla u ndalua me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër kërkimi nga Interpol Tirana. Ai ishte dënuar në vitin 2020 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, pas akuzave se së bashku me vëllain e tij kishte vrarë me thikë shtetasin A. Z., alias I. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta. Autoritetet shqiptare dhe ato italiane kanë nisur procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku ai duhet të vuajë dënimin. Ballës i kanë mbetur edhe 9 vite burg për të vuajtur. Njoftimi i policisë Policia e Shtetit Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Ëanted”.

Kapet në Bolzano të Italisë një i kërkuar, i dënuar për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim.

Arrestohet me qëllim ekstradimi shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër.

Shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 28 vjeç policia