Lajme Zone
EMRI/ U arratis me ndihmën e shokëve 'komando', zbardhet identiteti i shqiptarit
PolitikëSyri

EMRI/ U arratis me ndihmën e shokëve 'komando', zbardhet identiteti i shqiptarit

Këshilltarët bashkiakë të opozitës në Elbasan kanë kundërshtuar projektin e mazhorancës socialiste për përdorimin e fondit të emergjencave për ndërtimin e një stacioni të ri zjarrfikës në zonën e Bradasheshit. Këshilltarja demokrate Bianka Çopja deklaroi se ky fond duhet të përdoret në situata emergjente e jo për mungesën e planifikimit të bashkisë në buxhet. Ndërkohë, mes tensioneve, me anë të forcës së kartonave, mazhoranca socialiste miratoi pikat e rendit të ditës.

Këshilltarët bashkiakë të opozitës në Elbasan kanë kundërshtuar projektin e mazhorancës socialiste për përdorimin e fondit të emergjencave për ndërtimin e një stacioni të ri zjarrfikës në zonën e Bradasheshit. Këshilltarja demokrate Bianka Çopja deklaroi se ky fond duhet të përdoret në situata emergjente e jo për mungesën e planifikimit të bashkisë në buxhet. Ndërkohë, mes tensioneve, me anë të forcës së kartonave, mazhoranca socialiste miratoi pikat e rendit të ditës. Nga SYRI TVLexo edhe:Parashikimi i horoskopit 12 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot Mes debatesh është mbajtur në Elbasan mbledhja e Këshillit Bashkiak. Mes pikave të parashtruara në rendin e ditës u diskutua për përdorimin e fondit të emergjencave për ndërtimin e një stacioni të ri zjarrfikës në zonën e Bradasheshit, pikë kjo e cila hasi kundërshtimin e këshilltarëve opozitarë. Këshilltarja e Partisë Demokratike, Bjanka Çopja, u shpreh kundër përdorimit të fondit të emergjencave civile për ndërtimin e kësaj godine, pasi qëllimi i fondit të emergjencave civile është të përdoret në situata emergjente e jo për mungesën e planifikimit të bashkisë në buxhet. Në anën tjetër, lidhur me miratimin e buxhetit për shtrimin e rrugëve rurale në disa fshatra, këshilltarët opozitarë e cilësuan si farsë elektorale, pasi pritet të afrohet periudha zgjedhore për të kryer investime në zona të caktuara. Mbi miratimin e raportit vendor të performancës së Bashkisë Elbasan, këshilltarja e opozitës, Bjanka Çopja, u shpreh se performanca ka qenë mjaft e dobët dhe se nuk është e nevojshme për të lexuar faqe të tëra të relacionit në momentet ku duket qartë situata skandaloze dhe katastrofike në të cilën është lënë qyteti. Ndonëse mes debatesh e kundërshtimesh nga ana e këshilltarëve opozitarë, këto pika u miratuan me votat e mazhorancës.