Një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit në fshatin Llakatund. Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Masi, makina është e shtetasit Igli Bimaj.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, ndërsa automjeti ishte i parkuar pranë banesës së 29-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
Vlorë/Informacion paraprak:
Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Top Channel

