Arrestohet në flagrancë 56-vjeçar, Arben Hysaj, i cili tentoi të fuste në Shqipëri, me automjet, 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Gjatë kontrollit të automjetit, brenda një çante, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë mbi 1 kilogram. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet kokainemuriqanpolicia kufitare

