Lajme Zone
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

EMRI/ Sherri në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari


Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë armë zjarri gjatë një konflikti me një 41-vjeçar në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë armë zjarri gjatë një konflikti me një 41-vjeçar në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Policia bën me dije se arrestimi i shtetasit Mario Meçanaj u bë në kuadër të operacionit të koduar “Yacht”.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Rrapi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes 34-vjeçarit dhe një 41-vjeçari, banues në Tiranë. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga efektivët.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit ai ka tentuar të përdorë një pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga policia.

Gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe një përforcues metalik grushti, i cili u gjet gjatë kontrollit të automjetit të 34-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policiavlore