Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

EMRI/ Parandalohet një vrasje për hakmarrje në Kurbin, arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike


Policia e Lezhës ka parandaluar një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, që dyshohet se lidhej me hakmarrjen për vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, ngjarje e ndodhur më 9 korrik 2026 në Kurbin.

Policia e Lezhës ka parandaluar një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, që dyshohet se lidhej me hakmarrjen për vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, ngjarje e ndodhur më 9 korrik 2026 në Kurbin.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Argos”, është arrestuar një 37-vjeçar, vëllai i viktimës, i identifikuar si Emanuel Gehard, me alias Basha dhe Lika, sipas njoftimit të policisë.

Sipas uniformave blu, 37-vjeçari, banues në Kurbin dhe me precedentë kriminalë, lëvizte me një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, të blinduar dhe me targa gjermane. Automjeti u ndalua nga policia në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një armë zjarri automatike tip “Skorpion”, me një krehër që përmbante 16 fishekë luftarakë.

Policia dyshon se arrestimi ka parandaluar një vrasje të planifikuar për hakmarrje, të lidhur me ekzekutimin e 40-vjeçarit në muajin korrik.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas monitorimit të situatës kriminale dhe ndjekjes së ngjarjeve të mëparshme.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Milotpolicia