Policia e Shtetit, përmes Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka finalizuar fazën e radhës të operacionit të koduar “Fast”.
Në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet italiane për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) kanë lokalizuar dhe arrestuar në Peshkopi shtetasin Gëzim Dani, alias Gëzim Hidri, 40 vjeç.
40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 15 nëntor 2021, e ka dënuar me 9 vite burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas autoriteteve italiane, Dani dyshohet se ka shfrytëzuar vajza nga Europa Lindore për prostitucion në zonën e Napolit, gjatë vitit 2009.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Italisë.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Italipolicia

