Lajme Zone
EMRAT/ Dënime për plagosje dhe vjedhje – Interpol Tirana ekstradon dy të kërkuar nga Britania dhe Greqia
Të tjeraBalkanWeb

EMRAT/ Dënime për plagosje dhe vjedhje – Interpol Tirana ekstradon dy të kërkuar nga Britania dhe Greqia

Interpol Tirana ka finalizuar me sukses dy operacione të ndara për ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët ishin dënuar nga gjykatat vendase për vepra të ndryshme penale.

Interpol Tirana ka finalizuar me sukses dy operacione të ndara për ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët ishin dënuar nga gjykatat vendase për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e huaja ligjzbatuese, janë sjellë në Shqipëri dy persona: Ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar: Është sjellë në vendin tonë shtetasi Kostandino Tahiri (K. T.). Ky shtetas ishte dënuar në vitin 2021 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 3 vjet burgim, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”. Ekstradimi nga Greqia: Nga ambientet e Athinës është ekstraduar shtetasi Andrea Biti (A. B.). Ai ishte dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 8 muaj burgim, për veprën penale të “Vjedhjes”.

Të dy shtetasit i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për kryerjen e procedurave të mëtejshme dhe vuajtjes së dënimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb