Shëtitorja “Taulantia” në Durrës vijon të mbetet e papërfunduar, ndërsa pamjet e filmuara sot dhe të dërguara në redaksinë e JOQ Albania tregojnë materiale ndërtimi, barriera dhe pjesë të shëtitores ende në punime.
Projekti synonte transformimin e një prej hapësirave më të frekuentuara të bregdetit të Durrësit, me ndërhyrje në shëtitore, hapësira publike dhe instalimin e strukturave të reja për hije.
Por afatet e deklaruara më herët tashmë janë tejkaluar.
Në fillim të vitit, Bashkia Durrës deklaroi se punimet pritej të përfnin përpara sezonit turistik, ndërsa më pas kryetarja Emiriana Sako deklaroi se shëtitorja do të ishte e përfunduar brenda muajit qershor.
Pavarësisht këtyre afateve, pamjet e sotme tregojnë se punimet ende nuk kanë përfunduar në të gjithë segmentin.
Vonesat kanë sjellë edhe kritika nga qytetarët, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një hapësirë të frekuentuar gjatë sezonit turistik.
“Taulantia” është një nga pikat kryesore të shëtitores bregdetare të Durrësit dhe një hapësirë që përdoret çdo ditë nga qytetarë dhe pushues.
Tashmë pyetja që mbetet është: kur do të përfjnë realisht punimet dhe kur do t’u dorëzohet qytetarëve shëtitorja e përfunduar? View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

