Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Emigranti në Itali i bashkohet protestës: Na kanë vjedhur dinjitetin, drejtësia dhe rregulli s’janë të paarritshme. Bashkohuni në shesh!


Një emigrant shqiptar nga Italia, i pranishëm në protestën para Kryeministrisë, tha se pas 25 vitesh emigracion ka parë nga afër se drejtësia dhe respektimi i rregullave janë të mundshme dhe nuk janë të paarritshme.

Një emigrant shqiptar nga Italia, i pranishëm në protestën para Kryeministrisë, tha se pas 25 vitesh emigracion ka parë nga afër se drejtësia dhe respektimi i rregullave janë të mundshme dhe nuk janë të paarritshme. “Vij nga Diaspora dhe jetoj prej 25 vitesh në Itali. Mësova diçka: drejtësia dhe rregulli nuk janë të paarritshme. Këta njerëz vijnë sot këtu sepse u ka mbaruar durimi”, u shpreh ai. Emigranti kritikoi atë që e cilësoi si “teatër” politik në media, duke akuzuar klasën politike se konfliktet publike mes saj janë të sajuara. “Mashtrimi më i madh që i është bërë këtij populli është teatri i tyre në media, ku zihen dhe shahen, por është skenar. Sa herë bien reflektorët, zhduken konfliktet”, tha ai. Sipas tij, pasojat e situatës në vend nuk janë vetëm ekonomike, por mbi të gjitha morale. “Humbja më e madhe nuk është ajo ekonomike, por morale. Na kanë vjedhur dinjitetin”, deklaroi emigranti. Ai e lidhi dinjitetin e qytetarëve me arsimin dhe shëndetësinë, duke kërkuar shërbime publike të barabarta për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike. “Dinjtet do të thotë një arsim i kualifikuar për të gjithë, pa dallime. Dinjitet do të thotë shëndetësi falas, pavarësisht bindjeve politike”, përfi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta