Plazhi i Velipojës vijon të jetë i preferuar edhe pse vera po mbaron… “Jetoj në Shkodër dhe vijmë çdo vit këtu, shumë njerëz të mirë.” “Çdo vit zhvillohet e rregullohet. Edhe pastërtia, ngadalë-ngadalë po administrohet", shprehen pushues nga Shkodra. LEXO EDHE:Shkodra mbyll me sukses edicionin e 17-të të Festivalit të Jazz-it, atmosfera elektrizon qytetin Përveç shkodranëve, të cilët janë të pandashëm nga kjo vijë bregdetare, në Velipojë këtë periudhë mbizotërojnë emigrantët, kryesisht ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Gjermani, Itali, Angli e vende të tjera. “Shqiptarët që rrinë në SHBA janë më prezent këtu, kanë edhe fuqinë ekonomike. Kemi nga pjesa e Anglisë, Greqisë, Gjermania”, thotë Lekë Marku, operator turistik, Velipojë. Pavarësisht se rezervimet në këtë plazh vijojnë deri në mes të shtatorit, operatorët turistikë evidentojnë disa problematika për të cilat, sipas tyre, duhet të merren masa që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë. “Në shtator, institucionet duhet të jenë më evidente. Nuk duhet me prit shërbimin shëndetësor, shërbimin zjarrfikës”, thotë Marku. Ndërsa për pushuesit që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga shtete të tjera, Velipoja mbetet një destinacion i preferuar. Ata shprehen se e kanë për zemër këtë plazh, çka i rikthen vazhdimisht, sezon pas sezoni. “Një gjë na mungon, na mungon një diskotekë me u kënaq bashkë deri nga ora 4-5. Vij nga Firence dhe s’më duket gjë, as Ksamili, as Dhërmiu", shprehet një i ri nga Firence. Velipoja vijon të presë pushues edhe në ditët e fundit të gushtit, ndërsa të rinjtë duket se e kanë të qartë ftesën për ata që ende nuk e kanë vizituar këtë verë: “Hajdeni në Velipojë!” SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Lekë Marku plazhi i velipojes velipoje Shkoder Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66.1% Nuk e di 3.5% Vota total: 1767 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
