Lajme Zone
BotëReport TV

Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës! Dogana e Vërmicës aplikon procedura të përshpejtuara (VIDEO)


Në fund të muajit korrik, fluksi i mjeteve dhe udhëtarëve është rritur, ndërsa mijëra bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës po kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet e muajit gusht.

Ardhja e diasporës kosovare për pushimet verore ka shtuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve në Rrugën e Kombit, me destinacion Kosovën përmes kalimit kufitar Vërmicë. Në fund të muajit korrik, fluksi i mjeteve dhe udhëtarëve është rritur, ndërsa mijëra bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës po kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet e muajit gusht. Për shkak të këtij fluksi, në pikën kufitare të Vërmicës regjistrohet ngarkesë më e madhe, veçanërisht gjatë orëve të mesditës, kur zakonisht krijohen radhë automjetesh në hyrje të Kosovës. LEXO edhe...Gjykata Speciale shpall vendimin më 16 shtator, Jakup Krasniqi optimist: Do të dëshmohet pastërtia e luftës së UÇK-së Për të shmangur pritjet e gjata, autoritetet doganore dhe policore të Kosovës po aplikojnë procedura të përshpejtuara të kontrollit kufitar, duke synuar përpunimin sa më të shpejtë të udhëtarëve dhe automjeteve. Rruga e Kombit mbetet korridori kryesor tranzit për diasporën kosovare që udhëton nga vendet e Evropës drejt Kosovës gjatë sezonit veror, ndërsa pritet që fluksi të vijojë të rritet edhe në ditët në vijim. P.J/E.H/ReportTv.al kosove emigrante vermice Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.2% Nuk e di 6.9% Vota total: 3665 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?