Lajme Zone
Emërim i ri, avaz i vjetër
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Emërim i ri, avaz i vjetër

Institucionet jo vetëm nuk kanë përshpejtuar zhvillimin e vendit, por ato nuk e kanë ndihmuar vetë Ramën, nuk i kanë paraprirë në vendimmarrje, nuk ia kanë lehtësuar punën, përkundrazi, e kanë dëmtuar me korrupsion, gafa dhe paaftësi profesionale.

Rama vazhdon i vendosur në modelin e tij që në krye të institucioneve të emërojë njerëz pa lidhje me to, pa përgatitjen dhe përvojën e lartë profesionale dhe nga rrethi i tij i ngushtë në Kryeministri. Kjo ka bërë që të mos kemi institucione që t’i përgjigjen nevojave të vendit, por të kemi zgjatime të pushtetit të Ramës në to. Praktika e mësipërme ka dëmtuar vetë Ramën. Qeverisja e tij nuk ka dalë dot përtej qerthullit të Kryeministrisë. LEXO EDHE:Festivali opozitar për një kandidat në Tiranë! Institucionet jo vetëm nuk kanë përshpejtuar zhvillimin e vendit, por ato nuk e kanë ndihmuar vetë Ramën, nuk i kanë paraprirë në vendimmarrje, nuk ia kanë lehtësuar punën, përkundrazi, e kanë dëmtuar me korrupsion, gafa dhe paaftësi profesionale. Eksperienca e institucioneve të sigurisë kombëtare, veçanërisht e CIA-s, na ka dhënë dy modele të emërimit të drejtuesit të saj: E para: një profesionist me eksperiencë shumë të gjatë në institucion, me vizion për institucionin dhe besim të plotë nga trupa e tij, me kredibilitet të padiskutueshëm dhe lidhje të gjera me organizmat e vendeve partnere. Emërimi në fjalë, me gjithë përpjekjet për ta paraqitur si të tillë, nuk hyn në këtë kategori. Është udhëtare e rastësishme në SHISH, sikurse ajo që po zëvendëson. E dyta: një politikan i nivelit të lartë e shumë të lartë, me kredibilitet, autoritet dhe vendosmëri për të realizuar ndryshimet e nevojshme dhe për ta mbajtur institucionin në roje të sigurisë kombëtare. Edhe në këtë rast, emërimi i ri dështon të jetë i tillë. Mosreflektimi i Ramës ndaj një problemi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për vetë qeverisjen e tij ka bërë që Shqipëria, në 13 vitet e fundit, të hyjë në kriza ciklike, të cilat kanë vënë në dyshim qeverisjen, rezultatet dhe vetë Ramën. Protesta e fundit është rrjedhojë tipike e modelit të tij të qeverisjes së vendit, model ku mungon respekti ndaj institucioneve. P.J P.J Shqiptarja.com TAG: edmond spaho SHISH edi rama esmeralda hasani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.3% Vota total: 3453 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?