Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me një njoftim zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se emailet me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombave në disa institucione nuk përbëjnë rrezik. Sipas njoftimit të AKSK-së, situata është nën kontroll dhe, bazuar në vlerësimin e kryer, nuk ka arsye për shqetësim. Sakaq, njoftimi bën të ditur se emailet kanë qenë pjesë e një fushate të koordinuar dhe synojnë përhapjen e dezinformimit. Njoftimi i plotë i AKSK: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se gjatë mëngjesit të sotëm, më 9 tetor 2026, disa institucione të administratës publike qendrore dhe vendore kanë marrë emaile me përmbajtje kërcënuese. Pas analizës së kryer nga strukturat teknike të AKSK-së, në koordinim me Policinë e Shtetit, nuk rezulton të ketë rrezik për sigurinë e personave apo të infrastrukturës së institucioneve. Mesazhet janë pjesë e një fushate të koordinuar, e cila ndjek një model të evidentuar edhe në të kaluarën dhe synon përhapjen e dizinformimit dhe shkaktimin e kaosit. Shpërndarja kryhet masivisht drejt adresave elektronike të publikuara në faqet zyrtare të institucioneve dhe në burime të tjera online. Përdorimi i këtyre adresave nuk nënkupton akses në sistemet apo llogaritë institucionale. AKSK u rekomandon marrësve: Të mos u përgjigjen emaileve dhe të mos i përcjellin te persona të tjerë brenda apo jashtë institucionit. Të mos hapin lidhje ose bashkëngjitje, nëse ka të tilla. Të mos kryejnë asnjë veprim të kërkuar në mesazhe. Situata është nën kontroll dhe, bazuar në vlerësimin e kryer, nuk ka arsye për shqetësim. #AKSK #SiguriaKibernetike Mesazhet kërcënuese në disa institucione, policia: Nuk është evidentuar asnjë lëndë shpërthyese

